Kryeministria ka reaguar për sulmin kibernetik ndaj shërbimeve publike online dhe faqeve qeveritare duke thënë se nuk ka ndodhur kurrë më parë, por po punohet për të penguar cënimin e sistemit të informacionit.
“Shqipëria është gjendur ditën e sotme nën një sulm masiv kibernetik, të pandodhur kurrë më parë. Sulmi kriminal kibernetik rezulton të jetë i sinkronizuar dhe i sofistikuar nga jashtë Shqipërisë.
Për të mos lejuar që kjo goditje të dëmtojë sistemin tonë të informacionit, Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit ka mbyllur përkohësisht aksesin e shërbimeve publike online dhe faqeve të tjera qeveritare.
Sistemet qeveritare do të qëndrojnë të mbyllura deri në neutralizimin e sulmeve armike, teksa AKSHI po punon me ekipin e Microsoft, me ekipin e Jones Group International dhe kompanitë shqiptare në fushën TIK, për të penguar cënimin e sistemit tonë të informacionit nga ky akt kriminal”, thuhet në reagimin e kryeministrisë.
Lajmi kryesor:
Sulm kibernetik në faqet publike në Shqipëri, burime për Report Tv: Dyshohet rus! AKSHI: Vjen nga jashtë, mbyllen përkohësisht shërbimet
