Mbi 440 milionë lekë të vjetra pritet që t’i kushtojë buxhetit të shtetit procesi i vendosje së sistemit të ngrohjes/ ftohjes si dhe ventilimit në disa zyra të godinës së Kryeministrisë.

Konkretisht bëhet fjalë për një tender që do të zhvillohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjinë në llogari të Kryeministrisë. 

Sipas njoftimit zyrtar të publikuar në faqen e agjencisë së prokurimeve publike, bëhet fjalë për një fond limit rreth 44 milionë lekësh (te reja), i cili është vënë në dispozicion të godinë së kryeministrisë, konkretisht për një pjesë të mjediseve me rëndësi të veçantë, të cilat do të pajisjen me sistem ventilimi.

dokument 1
(Tenderi 44 mln lekë për sistemin e ngrohjes dhe ventilimit në Kryeministri)

Njoftimi

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë

 “Procedurë e Hapur”.
Objekti i kontratës: “Vendosje e sistemit me eficencë, të lartë të ngrohjes/ftohjes dhe ventilimit në disa mjedise të rëndësisë së veçantë brenda ndërtesës së Kryeministrisë”.

Fondi limit 44 016 666.67 ( dyzetë e katër milion e gjashtëmbëdhjetë mijë e gjashtëqind e
gjashtëdhjetë e gjashtë presje gjashtëdhjetë e shtatë) lekë pa TVSh

 Kohëzgjatja e kontratës ose afati kohor për ekzekutimin: 3 muaj nga lidhja e kontratës

Afati kohor për dorëzimin e ofertave ose kërkesave për pjesëmarrje: 11.04.2018, ora 11.00

a.h/Shqiptarja.com