Kryeministria thirrje për kandidimin
si anëtarë të Këshillit të Statistikave
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se, “Në mbështetje të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.999, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përfaqësimit, përzgjedhjes, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si anëtarë të Këshillit të Statistikave”.Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin botës akademike dhe shoqërisë civile.
Kryeministria ka bërë sot një thirrje të hapur për kandidimin si anëtarë të Këshillit të Statistikave.
Në njoftimin e Kryeministrisë thuhet se, “Në mbështetje të ligjit nr.9180, datë 5.2.2004, “Për statistikat zyrtare”, të ndryshuar, dhe të vendimit nr.999, datë 25.10.2013, të Këshillit të Ministrave, “Për kriteret dhe procedurat e përfaqësimit, përzgjedhjes, emërimit e shkarkimit, rregullat e funksionimit dhe masën e shpërblimit të anëtarëve të Këshillit të Statistikave”, shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si anëtarë të Këshillit të Statistikave”.
Konkurrimi është i hapur për përfaqësues që i përkasin botës akademike dhe shoqërisë civile.
Aplikanti, përfaqësues i botës akademike, mund të jetë nga radhët e trupit akademik të institucioneve të arsimit të lartë, publik ose privat, të liçencuara dhe të akredituara sipas legjislacionit në fuqi për arsimin e lartë.
Ai duhet të plotësojë disa kritere. Të jetë shtetas shqiptar. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale.
Të jetë pedagog me kohë të plotë. Të ketë përvojë në punë jo më pak se 10 (dhjetë) vjet në fushën e statistikave ose ekonomisë ose shkencave të natyrës apo në fushën e përpunimit të statistikave gjinore. Të zotërojë tituj shkencorë.
Aplikanti, përfaqësues i shoqërisë civile, të jetë nga radhët e organizatave jofitimprurëse, ku gjatë misionit të organizatës përdor ose bën studime në shkencën e statistikës, si dhe ka njohje të mira për gjendjen shoqërore e demografike të vendit, përfshirë edhe treguesit e varfërisë.
Ai duhet të plotësojë disa kritere. Të jetë shtetas shqiptar. Të mos jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë të për kryerjen e një vepre penale. Të jetë i punësuar me kohë të plotë në organizata të shoqërisë civile, që kanë përvojë në fushën e statistikave ose ekonomisë, ose shkencave të natyrës apo shkencave sociale; Të ketë përvojë pune në njërën prej këtyre fushave jo më pak se 3 (tre) vjet; Të ketë përvojë në përdorimin e të dhënave statistikore.
Afati i dorëzimit të aplikimit: deri më 30 shtator 2017.
Redaksia Online
e.m/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
Himara, i kujt është faji që 6 mijë votues ishin me karta të skaduara?
-
Institucioneve
44.1%
-
Opozitës
9%
-
Qytetarëve
46.9%
Vota total: 9316
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
'Tërbohet' At.Madrid, pas Gallagher blen Alvarez për 95 mln €! Williams e lë thatë, Barcelona siguron Dani Olmon
6 Gusht, 16:16
-
Aplikimet në Akademinë e Sigurisë/ Rrumbullaku: 100 më të mirët, do të nisin studimet në vitin akademik 2024-2025
6 Gusht, 16:10
-
‘Dirigjon’ nga Gjermania, Florian Gjergji zhvati biznesmenin në emër të Pjerin Ndreut! U shkruan në ‘Signal’ e ‘Telegram’ me emra politikanësh
6 Gusht, 15:53
-
Problemet me tiroiden tek të rinjtë, sinjalet që jep trupi
6 Gusht, 15:51
-
Paris 2024/ Arsyeja pse atletët i bien kambanës pasi fitojnë medaljen e artë Olimpike
6 Gusht, 15:48
-
U shpall në kërkim nga policia, reagon Noizy: Nuk jam në arrati
6 Gusht, 15:46
-
Në 3 muaj u shitën apartamente me vlerë 350 milionë euro! Blerjet nga të huajit po mbajnë çmimet e pronave të larta
6 Gusht, 15:35
-
Shokon kampioni i botës, Verstappen: S'më shihni në Formula 1 pas disa vitesh, tërhiqem
6 Gusht, 15:31
-
Itali/ I burgosuri shqiptar i jep fund jetës në qeli
6 Gusht, 15:23
-
Harris merr vendimin! Zgjedh guvernatorin e Minesotës si kandidat për zv.President
6 Gusht, 15:19
-
Paris 2024/ Atleti grek dëbohet nga Fshati Olimpik, pozitiv me substanca të ndaluara
6 Gusht, 15:18
-
Virusi ‘Ethet e Nilit’, QSUT për Report Tv: Gjendja e 17 të infektuarve stabël! Në 24 orët e fundit s'ka raste të reja
6 Gusht, 15:11