Rama: BE duhet të zgjohet dhe të mbështesë më shumë rajonin, pa kompromentuar standartet! Homologia daneze: Jeni partner i besueshëm për ne

TIRANË- Në vizitën e parë të një kryeministri danez në Shqipëri, kryeministri Edi Rama mori nga homologia Mette Frederiksen, garanci për rritjen e bashkëpunimit në një sërë fushash, kryesisht në arkitekturë dhe turizëm.

“Duam të ndërtojmë një partneritet më të fortë midis Danimarkës dhe Shqipërisë. Rindërtimi është një nga fushat ku po punojmë së bashku. Shoh shumë fusha ku mund të punojmë së bashku. Dëgjova edhe atë që u tha për turizmin dhe mund të mbështesim që më shumë danez të vijnë në Shqipëri.’- tha Mette.

Frederiksen e quajti Shqipërinë një aleat të besuar të NATO-s, duke sjellë në vëmendje qasjen ndaj luftës në Ukrainë. Mbështetje, kryeministrja e Danimarkës, ofroi edhe në procesin e integrimit, e ndërsa Rama tha se ka ardhur koha që BE-ja të zgjohet dhe të ndihmojë BE-në, por pa cenuar standardet e procesit të integrimit.

“Lufta në Ukrainë ka ndihmuar shumë BE që të zgjohet përkundrejt asaj se çfarë ndodh përtej kufijve. Ndërkohë që nuk ka asnjë kompromis me standardet, pa kompromentuar për standardet BE duhet të mendoj më shumë për të parastrukturuar mbështetjen financiare të rajonit”, u shpreh kryeministri.

Rama solli në vëmendje skepticizmin e Holandës për integrimin e Shqipërisë ndërsa tha se Danimarka ka qenë shumë e drejtë në qëndrimet e saj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:08
Kryeministrja daneze: S’kisha parë kurrë më parë një zyrë të tillë, duhet të jetë e vetmja në botë! Rama: Dhe Merkel më tha të njëjtën gjë

 

Kryeministri Edi Rama i ka prezantuar homologes Mette Frederiksen ambientet e kryeministrisë, e ndërsa jo pak vëmendje i kanë tërhequr pikturat në zyrat e kreut të qeverisë.

Kryeministrja daneze: Nuk kam parë kurrë një zyrë të tillë, do të jetë e vetmja në botë

Edi Rama: Angela më tha të njëjtën gjë

Kryeministrja daneze: I bën direkt në mur?

Edi Rama: Jo! Hidhen në kompjuter dhe pastaj murosen

Kryeministrja daneze: Më pëlqen vizatimet

Ora 12:39
Lufta në Ukrainë/Rama: BE duhet të zgjohet dhe të mbështesë më shumë rajonin, pa kompromentuar standartet

Kryeministri Edi Rama tha se pas luftës në Ukrainë, BE duhet të zgjohet dhe të ndihmojë më shumë financiarisht rajonin, por duke mos bërë asnjë kompromis mbi standartet.

“Nuk mund të kërkosh patentë nëse nuk di t’i japësh makinës se mund të kthehet në të keqes tënde. Ne duhet ta bëjmë siç duhet dhe në nivelin më të lartë të mundshëm  dhe nëse do të kërkojë më shumë kohë, në rregull, por ky është një vendim 2 kahësh, e dimë që në BE ka ndërlikime, se ka situata të ndryshme më çdo shtet anëtar. Lufta në Ukrainë ka ndihmuar shumë BE që të zgjohet përkundrejt asaj se çfarë ndodh përtej kufijve. Ndërkohë që nuk ka asnjë kompromis me standardet, pa kompromentuar për standardet BE duhet të mendoj më shumë për të parastrukturuar mbështetjen financiare të rajonit, tha Rama.

Ora 12:22
Kryeministrja e Danimarkës: Kemi shumë fusha ku mund të punojmë së bashku me Shqipërinë

 

Në një konferencë për mediat me kryeministrin Edi Rama, kryeministrja e Danimarkës  Mette Frederiksen, tha se me kreun e qeverisë diskutuan për shumë projekte të përbashkëta.

‘Sigurisht kemi diskutuar tema të ndryshme, kemi tema evropiane të luftës në Ukrainën. Duam të ndërtojmë një partneritet më të fortë midis Danimarkës dhe Shqipërisë. Rindërtimi është një nga fushat ku po punojmë së bashku. Shoh shumë fusha ku mund të punojmë së bashku. Dëgjova edhe atë që u tha për turizmin dhe mund të mbështesim që më shumë danez të vijnë në Shqipëri.’- tha Mette.

Ndërkohë që kryeministri Edi Rama tha se një mënyrë e mirë bashkëpunimi është për procesin në fushën e arsimit dhe të dijes.

‘Unë mund të shtoj se në procese e  Integrimit njëra rrugë, është rruga e Brukselit dhe e gjithë ndërveprimeve me grupet tona të punës dhe grupeve të caktuar ën Bruksel. Rruga tjetër që është ajo mbështetjes së këtij procesi është aja e bashkëpunimeve e bilaterale dhe të dijes. Danimarka është një nga vendet më të admirueshme për shkak të dijes, ne e kemi rrugën e hapur për të kërkuar ndihëm dhe mbështetje teknike për fusha të caktuar që do ta bëjmë dhe në proces.’- tha Rama.

Ora 12:20
Rama-homologes daneze: Nuk them se kjo është vizita jote e fundit, se me sa kuptoj do i fitosh prap zgjedhjet

 

Kryeministri Edi Rama u shpreh i bindur se vizita e homologes së tij, Mette Frederiksen nuk do të jetë e fundit.

“Unë nuk e konsideroj vizitën e fundit, se me sa kuptoj do fitosh zgjedhjet në Danimarkë”, tha Rama.

Ora 12:18
Kryeministrja e Danimarkës takim me Ramën: Shqipëria partner i besueshëm për ne! Jeni një zë i fuqishëm për vlera evropiane

 

Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen në një konferencë të përbashkët me kryeministrin Edi Rama u shpreh se Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën.

‘Shqipëria është një partner mjaft i vlerësuar për Danimarkën dhe ju jeni një aleat mjaft i vlerësuar i NATO-s. Unë shpresoj se ne të ndërtojmë një partneritet edhe më të plotë dhe jam e sigurt për këtë. 10 ditë më parë shënjuam edhe 1 vjetorin Luftës në Ukrainë dhe kjo ishte një nga temat tona kryesor. Ju keni reaguar mjaft qartë në Këshillin e sigurimit, jeni bashkuar me sanksionet që në fillim. Por kështu është një pjesë mjaft e fortë e çeljes së negociatave. Unë e di që ju keni kapacitetin për ta bërë këtë dhe ne ju mbështesim në drejtim tuaj këtu, më vjen keq për gjerat që po përjetoni në Shqipërinë për shkak të luftës. Na duhet të punojmë së bashku edhe për këto çështje. Na duhet një bashkëpunim më i fortë ku vjen fjala për emigracionin. Jeni një zë shumë i fortë kur vjen fjala për vlerat evropiane.’- tha Mette.

Ora 12:17
Rama bën për të qeshur homologen daneze: Meqë vizita jote është e shkurtër, të pritëm me një kohë daneze të ndihesh si në shtëpi

 

Kryeministri Edi Rama ka pritur në një vizitë zyrtare homologen Mette Frederiksen. E ndërsa e falënderoi për mbështetjen, Rama bëri edhe disa batuta.

“Duke qenë se vizita ishte e shkurtët, ne u kujdesëm që ta prisnim me një kohë daneze, që të ndihet si në shtëpinë e saj. Jam i lumtur që në fund je këtu pasi normalisht vizita do kryhej më parë, por për shkak të COVID dhe situata të tjera u shty”, tha Rama.

Ora 12:14
Rama batuta me kryeministren daneze: Meqë ke shumë ndjekës, influenco që të vijnë më shumë danezë për turizëm në Shqipëri

 

Kryeministri Edi Rama nuk i ka kursyer batutat me homologen e tij daneze, Mette Frederiksen.

“Dua t’i them kryeministres që shikojmë një rritje të numrit të turistëve danez në Shqipëri dhe fluturimet direkte janë rritur vit pas viti, ndërkohë që shikojmë edhe një interesim të sipërmarrjes daneze, duke pasur shumë rrjetës në rrjetet sociale, me vizitën e saja të ketë influencuar për ardhjen e turistëve danez këtu”, tha Rama.

SI.E./B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Exchange: 07/03/2023 02:25

    Hap program exchange për student nga shqipëria në danimark dhe anasjelltas

    Përgjigju
  • beni: 06/03/2023 23:43

    A KA KRYEMINISTER NE EUROPE QE TE LUTET SI KY IDIOTI YNE ,,,QE TE VIJNE TURISTE SA ME SHUME,,,POR QE TE VIJNE TURISTET O GOMAR DUHET TI KRIJOSH KUSHTE,,INVESTIME NE DEBORATORE,,,RRUGE TE MIRA ,,UJE,,DRITA,,KANALIZIME,,,DHE NDERTIME TE BUKURA NE BREGDET ME PLANE URBANISTIKE,,,SIGURI DHE SJELLJE TE MIRE NE HOTELE--AEROPORTE--DYQANE...HOTELE ME 5 YJE ..ETJ,,ETJ,,...KUR TI PLOTESOSH KETO KUSHTE VIJNE VETE TURISTET......

    Përgjigju
  • Toni: 06/03/2023 19:10

    E keni pritur ne menyre shume te mire

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/03/2023 17:42

    O sali BAJGA a e mer vesh ti kush është BURRI i madh i Shqipris Edi Rama ? E vlersoin kryeministret e vëndeve më kultur të Botës. Edi Rama vjen nga familje intelektualësh e gjith familja e tij është intelektuale. Jo si ty që vjen nga familje analfabetësh. Nëna jote Sheqerja analfabete, babaj analfabet, vëllezëria analfabet e ti vet o shoku sali kriminel hajdut mashtrus. Pra me një fjal Shqipria ka fat me Burrin e madh Edi Ramën. Respekt për komentusin Babuli Maguli.

    Përgjigju
  • taulant: 06/03/2023 13:27

    Respekte

    Përgjigju
  • Tea: 06/03/2023 12:47

    Ceremoni ashtu sic i ka hije kryeministres se Danimarkes,shpresoj te kemi sa me shume marreveshje me to

    Përgjigju
  • titi: 06/03/2023 12:36

    takim shumenperfitues per ne

    Përgjigju
    • Justice: 06/03/2023 16:34

      Kete radhe e ka bere protocol visiten .

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë

Planet e administratës Trump për t’i dhënë fund luftës në Gazë