VIDEOLAJM/ Rama në gjunjë para Melonit, ja dhurata që zgjodhi për ditëlindjen e saj

Në gjunjë dhe me foulard (shall mëndafshi i lehtë) si dhuratë. Me këtë paraqitje, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama nderoi homologen italiane Giorgia Meloni duke përshëndetur mbërritjen e saj në Javën e Qëndrueshmërisë në Abu Dhabi, në ditëlindjen e saj të 48-të.

"Mjaft me këto histori’ tha Meloni duke i buzëqeshur përpara se të përqafonte kryeministrin, i cili disa herë e ka quajtur atë "motër". Rama shpjegoi se shalli ishte krijuar nga një prodhues italian që është transferuar në Shqipëri dhe është bërë qytetar shqiptar. Më pas, ai ia vendosi atë mbi kokë, duke marrë një falënderim nga kryeministrja, e cila e përqafoi atë, shkruan Rai.

Rama e Meloni ne Abu Dabi, 15 janar 2025

 


Lajmi kryesor:

Abu Dabi, firmoset sot marrëveshja trilaterale Shqipëri-Itali-Emiratet Arabe për linjën nënujore të transmetimit! Rama: Gur kilometrik drejt pavarësisë energjetike


S.G/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi

26 vite nga Masakra e Reçakut, Kurti: Ka mbaruar lufta për çlirim, jo beteja për drejtësi