Kryeministrja italiane, Meloni përfshin Shqipërinë në ditarin javor: E mendoni dot se vendi ku u zhvillua samiti quhej ‘Sheshi Italia’

Kryeministrja italiane, Meloni përfshin Shqipërinë në ditarin javor: E mendoni dot se vendi ku u zhvillua samiti quhej ‘Sheshi Italia’

Edi Rama dhe Giorgia Melloni

Zhvillimi i Samitit në Tiranë dhe fakti se pritja është bërë në një vend me emrin ‘Sheshi Italia’ e ka surprizuar shumë Kryeministren e Italisë, Giorgia Meloni. Ajo e ka përfshirë këtë takim e ka përfshirë në ditarin javor të punës së saj, me video, një ditar që kryeministrja italiane e ka bërë praktikë për qytetarët italianë.

Meloni thotë se u entuziazmua kur mësoi se sheshi ku do të mbahej Samiti quhet Sheshi Italia, ndërkohë që stadiumi “Air Albania” është projektuar nga studio arkitekturore italiane. Dhe që këtu, Meloni thotë sesa e rëndësishme është Italia nëpër botë.

“Ishte një javë me takime ndërkombëtare. Takimi në Tiranë i BE me vendet e Ballkanit Perëndimor, me të cilët historikisht Italia ka një raport të privilegjuar. Mendoni që Samiti mbahej në një shesh që mban emrin “Sheshi Italia” dhe stadiumi ku mbahej ky samit, është projektuar nga një arkitekt italian. Sa më shumë udhëtoj nëpër botë, dhe aq më shumë kuptoj sesa shumë dëshirë ka për Italinë. Dhe për ato vende ku ekselentët tanë shihen në mënyrë shumë pozitive. Një element mbi të cilin duhet të arsyetojmë dhe të vlerësojmë më shumë prezencën tonë si komb në raportet ndërkombëtare” thotë kryeministrja Giorgia Meloni.

Samiti BE-Ballkani Perëndimor u mbajt më 6 dhjetor në Tiranë duke shënuar një ditë historike për vendin tonë. Gjatë samitit, u firmosën një sërë marrëveshjesh duke nisur nga ajo për heqjen e tarifave ‘Roaming’ mes BE dhe Ballkanit Perëndimor, tek siguria kibernetike, sektor për të cilin do të investohet edhe më shumë nga Bashkimi Europian për të pasur një parandalim të sulmeve.

 

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • emri: 12/12/2022 19:48

    po o mjeshtre e melon-eve qe i tund per qejf. haron kjo biba e shume shipetare qe atij sheshi i eshte ndruar emri nja dy here, e nuk e therret njeri sheshi itali, eshte thjesht ne ditaret e bashkise. perceptimi eshte fatalitet, dhe pastaj je viktime par-ekselent i tij.

    Përgjigju
    • Mbiemri: 12/12/2022 23:02

      A na ha kaken

  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro

Mitsotakis nënshkruan kontratën, nis ndërtimi i rrugës Janina-Kakavijë me vlerë 310 milionë euro