Kryeministrja serbe telefonon Ramën: Hiqet testi negativ për COVID për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Serbi

Kryeministrja serbe telefonon Ramën: Hiqet testi negativ për COVID për të gjithë qytetarët e Shqipërisë që hyjnë në Serbi

Ana Brnabic dhe Edi Rama

Të gjithë qytetarët shqiptarë që do të udhëtojnë drejt Serbisë nga nesër nuk do të jenë të detyruar që të paraqesin një test negativ PCR për COVID. Lajmin ia ka dhënë sot kryeministrja serbe Ana Brnabiç, kreut të Qeverisë shqiptare Edi Rama, përmes një telefonate.

Siç shkruajnë mediat serbe këtë mëngjes Brnabiç e informoi kryeministrin Edi Rama se Serbia do të shfuqizonte testin e detyrueshëm negativ të PCR për shtetasit shqiptarë që hyjnë në Serbi dhe se vendimi do të merret nesër, 14 janar. Brnabiç dhe Rama diskutuan gjithashtu mbi temat aktuale dhe bashkëpunimin e përbashkët.

Të dy kryeministrat diskutuan luftën kundër COVID-19, por edhe hapat e ardhshëm në bashkëpunim brenda iniciativës "mini Shengen".

Sipas Tanjug Kryeministri i Shqipërisë përcolli përshëndetjet për Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç dhe u uroi qytetarëve të Serbisë Gëzuar Vitin e Ri.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Koka: 13/01/2021 17:06

    Kokën në serbi, trupin në greqi dhe by...në turqi dhe qdo gjë duket bukuri...

    Përgjigju
  • Lajm i madh: 13/01/2021 14:18

    Lajm madheshtor per kombin tone. Shkoni pshu.uni pak te liroheni se e hoqem edhe nje hall me kryrilindasin tone legjendar.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat

Sulmin në ditën e Krishtlindjes Zelensky e quajti çnjerëzor, reagon Moska: Ishte sukses! Ne i arritëm objektivat