Kryeministri Edi Rama në Bienalen e Venecias për filmin dokumentar 'State of Grace'

Pjesë e filmit dokumentar 'Stato di Grazia' të prezantuar në 6 shtator në edicionin e 80-të të Bienales Kinematografike të Venecias është edhe kryeministri shqiptar Edi Rama. 'Stato di Grazia', me regji të Luca Teleses, tregon historinë e jashtëzakonshme Ambrogio Crespit(vëllai i ish-anketuesit historik të Berlusconit) dhe familjes së tij. Rrokadën që mori jeta e Crespit, ku nga regjisor 'animafie', u arrestua në 10 tetor të 2012-ës për bashkëpunim të jashtëm me një shoqatë mafioze dhe shkëmbim votash (në hetimin që kishte çuar në arrestimin e ish-këshilltarit të strehimit të Rajonit të Lombardisë Domenico Zambetti, i akuzuar se kishte blerë vota për 'Ndrangheta-s' ) e rrëfen ky produksion i Proger Smart Communication (PSC) dhe Alfio Bardolla Training Group (ABTG).
Në dokumentar jepet i gjithë rrugëtimi i sagës së drejtësisë përmes së cilës kaloi Crespi,errësira e muajve të burgut, prej së cilës ai shpëtoi nga 'grazia parziale' (falje e pjesshme)dhënë nga Presidenti i Italisë Sergio Mattarella në vitin 2021.  Sicc e përshkruajnë mediet  italiane "ky është një akt që mundi të shndërronte një tragjedi në një mrekulli të vogël, në një kryevepër të ndërtuar nga forca, dashuria, familja dhe miqtë, jeta, qëndrueshmëria, por edhe frika, ndjenja e pafuqisë".

Mes protagonistëve të dokumentarit nuk mungojnë as figurat kycce të luftës kundër mafies, si Sergio De Caprio, alias "Kapiteni Ultimo" që arrestoi Totò Rina-n dhe Benedetto Zoccola-n, dëshmitar të drejtësisë. Krahas tyre, mediet italiane përmendin krahas figurave të tjera shtetërore edhe pjesëmarrjen e kryeministrit të vendit tonë Edi Rama. Në film marrin pjesë edhe gazetarë, avokatë dhe drejtorët e burgjeve të San Vittore dhe Opera ku Crespi vuajti dënimin.

Në trailerin e dokumentarit 'Stato di Grazia' kryemnistri Rama (min 1.29) deklaron:

"Mund të dëshmoj se Ambrogio nuk kishte as idenë më të vogël se si mund të bënte ndonjë votë më shumë"

Për rastin e dënimit të padrejtë të Crespit ka pasur një sensibilizim të fortë edhe të opinionit publik në Itali dhe jo vetëm.

“Është një histori që ndoshta askush nuk do ta kishte treguar; historia e një njeriu normal që përfundoi në një histori të pabesueshme. Në film ne rindërtojmë një rrëfim shumë interesant mes drejtorëve të burgjeve, gjyqtarëve, miqve, të cilët, duke u mobilizuar, përfundojnë duke aplikuar një lloj gjykimi të shkallës së katërt që i lejoi Ambrogio të kishte një rrugë të ndryshme nga ajo e sanksionuar nga dënimi, një seri. të mrekullive të vogla që ia kthyen jetës së tij, familjes, gruas dhe dy fëmijëve të tij Luca dhe Andrea.” ”, është shprehur regjisori Luca Telese. 
 

Sicc thuhet në faqen zyrtare të Bienales së Venecias, në debatin pas shfaqjes së dokumentarit krahas figurave të rëndësishme italiane si Gianmarco Mazzi (politikan dhe autor televiziv italian),  Giovanna Di Rosa (kryetarja e Gjykatës Mbikëqyrëse) , Marco Lombardi dhe Alfio Bardolla, ka shoqëruar regjisorin Telese dhe vetë protagonistin Ambrogio Crespi edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Në këtë takim Rama ka takuar edhe figura të tjera të jetës skenike  e politike italiane. Ndër to, siç përcjellin mediet italiane, është edhe presidentja e e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit në Lombardi, Lucia Lo Palo, e cila është shprehur e befasuar nga fjalimi edukues i kryeministrit shqiptar.

"Pata mundësinë të takoj një njeri empatik dhe përgatitje të madhe. Jam e kënaqur do ta forcojmë edhe më shumë këtë miqësi historike mes Arpës dhe Shqipërisë", u shpreh ajo.

 

/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Siguria në plazhe këtë verë në krahasim me vitin e kaluar është?



×

Lajmi i fundit

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini

Takimi i udhëheqësve të NATO-s në Uashington, çfarë duhet të dini