Kryen 9 vjedhje në bashkëpunim 
policia kap 2 hajdutët, 2 në kërkim

Policia e Tiranës ka kapur 2 të rinj dhe ka shpallur në kërkim 2 të tjerë të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 9 vjedhje në kryeqytet.

Sipas policisë, të rinjtë janë kapur pas operacionit të koduar “Punëtori” ku u bë e mundur dokumentimi vjedhjeve të kryera nga Mariglent Norja, 22 vjeç dhe Rexhep Elezi, 53 vjeç.

Ndërkohë, janë shpallur në kërkim K.Gj, 20 vjeç dhe R. Gj, 26 vjeç.

Pas ndalimit të dy prej autorëve, policia ka gjetur e sekuestruar 1 televizor plazma 52 polësh i markës Samsung, një trapano i markës Borsh si dhe një automjet Benz me targa AA 110 II me të cilin këto persona trasportonin sendet e vjedhura.

Redaksia Online
(F.T/shqiptarja.com)
 

  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria dy medalje bronzi në Lojërat Olimpike, e kujt është merita?



×

Lajmi i fundit

Shqipëria kërkonte ekstradimin, Durim Bami lirohet 2 muaj pas arrestimit në Dubai