SHKODËR- Nga Shkodra ku ishte për të përkujtuar 69- vjetorin e kryengritjes së parë antikomuniste në Shqipëri dhe Europë - kryengritjes së Postrribës, kryetari i PD-së Lulzim Basha ka bërë thirrje për protesta kundër qeverisë. Kreu i demokratëve ka kërkuar nga gjithë populli që të bashkohet dhe të qohet në protesta në mënyrë që ti jepet fund regjimi të korruptuar.
"Shpresa e tyre eshte se shqiptarët nuk do çohen. Bëhuni rini e Shkodres e Shqipërise tregoni se nuk pranojmë diktaturën e krimit e korrupsionit ti shporrim
Ti japim fund ktij rregjimi te korruptuar"-u shpreh kreu i Demokratëve
Sipas kryetarit të selisë blu, të drejtat themelore janë në rrëzik nga pinjollët e atyre që lyen duart me gjakun e antikomunistëve, të cilët në alenacë më krimin po mundohen të kthejnë Shqipërinë në një diktaturë.
"Të gjithë u bashkuan për një ideal për ti dhënë Shkodrës dhe Postribës e më pas gjithë Shqipërisë dritën e lirisë,e drejta e fjalës e shprehjes se fjalës, e drejta e votës jane ne kërcënimin e pinjollve te atyre qe lyen duart me gjak" tha Basha
Në Postrribë është përkujtuar 69- vjetori i kryengritjes antikomuniste së Postribës, ndërsa I pranishëm ka qënë edhe kryetari I PD- së Lulzim Basha i shoqëruar nga deputetët e djathtë si dhe përfaqësuesit e pushtetit lokal. Fillimisht Basha ka vendosur kurora me lule prane memorialit te kryengritjes se Postrribes dhe martireve te saj. Si rezistenca e parë popullore, kundër diktaturës komuniste, kjo kryengritje me armë hyn në historinë tonë kombëtare dhe atë të Evropës.
/Shqiptarja.com

VIDEO