Ish-kreu u SHISH Fatos Klosi tha se pati presion nga SHBA për kryengritjen e 14 shtatorit. Ai tha se Berisha donte të tregonte se ishte akoma i fortë.

‘Pati presion nga jashtë nga SHBA edhe pastaj nga ora 4 pasdite doli policia në rrugë dhe mori situatën në kontroll. Nuk e di nuk kam qenë i sigurt pse u bë. Por ndoshta për presion se donte të tregonte popullit se ne jemi akoma, me pretendimin e ngjarjet e '97 ishin të organizuara.

Pra mbase donte të tregonte shikoni unë jam akoma këtu. Me rekomandimin e partnerëve ne na thanë shkoni tek PD dhe bjerini. Mua më kërkuan që ti them qeverisë se ishim partnerë të shërbvimit, ti them qeverisë se është rasti për të ndërhyrë sepse ata kanë bërë kryengritje të armatosur. Përgjegjësia ishte e jona që ta bënim atë ndërhyrje. Pastaj u dorëzuan ata se nuk kishin se ca bëninin ndodhi ajo që ishte e qartë se do ndodhte’, tha ai.


Lajmi kryesor:

Kryengritja e armatosur e 14 shtatorit, Fatos Klosi në ‘Repolitix’: U organizua nga Berisha, 3 mijë veta u përgatitën para vrasjes së Hajdarit! Nanos i lanë një plumb në zyrë (VIDEO)