TIRANË- Një 19-vjeçar E.SH, dhe dy të mitur 17-vjeç, janë arrestuar nga policia e Tiranës, pasi dyshihet si autor të disa vjedhjeve me dhunë në kryeqytet në zona të ndryshme.
Sipas bluve të Tiranës, nga hetimet ka rezultuar se këta shtetas, ditët e fundit, iu kanë vjedhur me dhunë, disa shtetasve, shuma të ndryshme parash.
Nga hetimet e kryera ka rezultuar se 3 të arrestuarit janë autorë të dyshuar të 4 vjedhjeve të ndodhura ditët e fundit, në disa lagje të Tiranës.
Gjatë kontrollit të banesës së njërit prej 17-vjeçarëve, policia gjeti doza me lëndë narkotike kanabis, të cilat u sekuestruan cilësinë e provës materiale.
Po punohet për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga këta shtetas.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.