Policia Kufitare Sarandë dhe Policia e Rendit në bashkëpunim me policinë greke, kanë vënë në pranga 3 shtetas të cilët dyshohet se kryenin vjedhje me armë në fshatrat greke dhe në zonën e Livadhjasë.
Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë tre të rinj me iniciale E. P., 30 vjeç, M. B., 33 vjeç dhe A. M., 35 vjeç, të tre me banim në Burrel.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, policët kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provave materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 laptop, dylbi, doreza duarsh dhe materiale të tjera që dyshohet se janë përdorur për të kryer vjedhjet.
Në bashkëpunim me njëri-tjetrin tre të rinjtë kanë kryer disa vjedhje të tjera në fshatrat përreth dhe Policia po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të tyre.
Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale "Vjedhja”e kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".
Shum gabim policia qe i arreston keta bandita..mire do ishte ndonj plumb by*hes dhe te ishte pastruar shqiperia nga keta pleraxhinjt.
Përgjigju