Kryeopozitari serb Zdravko Ponosh, është shprehur se presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka pranuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe të propozuar në Bruksel më 26 tetor nga BE dhe SHBA, dhe se është angazhuar për njohjen nga Serbia të dokumenteve të Kosovës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ponosh shkruan se Serbia po i nënshtrohet presionit të ndërkombëtarëve, në dialogun Kosovë-Serbi.
“Në takimin në Bruksel, Vuçiç e ka pranuar Statutin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, vetëm se nuk ka pse ta nënshkruajë atë. Ai u angazhua për njohjen e dokumenteve, institucioneve, simboleve të Kosovës… duke pritur që Kurti ta shtyjë Statutin në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës. Ai garantoi se do të përfundonte dy gjëra para afatit: doganën dhe targat, që më 15 nëntor.
Kjo është arsyeja pse ri-regjistrimi i targave të Kosovës tani po vazhdon shpejt dhe deri vonë makinat me targa të tilla u dogjën.
Serbia është një vend që ka autoritetin më të lartë që i nënshtrohet presioneve të jashtme. Ne paguajmë një çmim të madh”, shkruan ai.
Kryeministri i Kosovës, Albi Kurti dhe Vuçiç kanë zhvilluar takime të ndara me udhëheqës të Bashkimit Evropian – në margjina të një samiti të BE-së më 26 tetor - mirëpo takimet kanë përfunduar pa ndonjë rezultat. Në konkluzionet e samitit të BE-së, blloku evropian ka bërë thirrje të premten që dy vendet t’i zbatojnë marrëveshjet e arritura deri më tani.
Na sastanku u Briselu Vučić je prihvatio Statut ZSO, samo da ne mora da ga potpiše. Obavezao se na priznanje kosovskih dokumenata, institucija, simbola... dok se čeka da Kurti progura Statut kroz ustavni sud Kosova. Garantovao je da će ispuniti dve stvari i pre roka: carina i…
— Здравко Понош (@ZdravkoPonos) November 12, 2023