Administrata Trump po e vlerëson “me kujdes” kryetarin e parlamentit iranian si një partner të mundshëm dhe madje si një lider të ardhshëm të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara pas një marrëveshjeje.

Mohammad Bagher Ghalibaf, 64 vjeç, ka kërcënuar vazhdimisht SHBA-të dhe aleatët e tyre me hakmarrje, por konsiderohet, të paktën nga disa zyrtarë brenda Shtëpisë së Bardhë, një partner i zbatueshëm, i aftë për të udhëhequr Iranin dhe për të negociuar me SHBA-të në fazën e ardhshme të konfliktit.

Kështu raportojnë dy zyrtarë të administratës Trump për Politico. “Është një kandidat premtues. Por duhet t’i vlerësojmë me kujdes dhe nuk mund të nxitojmë”, tha një zyrtar, duke sqaruar se ende nuk është marrë asnjë vendim.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Raketat e Iranit thyejnë mburojën e Tel Avivit, Izraeli shënjestron impiantet energjetike! Çmimi i naftës tejkalon sërish 100 dollarë për fuçi