Kryeparlamentarja serbe për herë
të parë në Tiranë: Bashkëpunim

Kryeparlamentarja serbe për herë<br />të parë në Tiranë: Bashkëpunim
TIRANE - Serbia dhe Shqipëria vendosën këtë të mërkurë “hallkën” e munguar të nivelit të ri të bashkëpunimit të nisur mes dy vendeve pas vizitës historike të kryeministrit Edi Rama nëntorin e vitit të kaluar në Beograd. Po kaq historike është edhe vizita e kryetares së Kuvendit të Serbisë Maja Gojkoviç, e cila shënon të parën vizitë të një kryeparlamentari serb në vendin tonë. 

Takimin e parë zyrtar në Tiranë Gojkoviç e mbajti me kryeparlamentarin Ilir Meta, i cili është personi që kishte rezervuar ftesën mbërritjen në vendin tonë të homologes serbe. Pas takimit me dyer të mbyllura, dy homologët mbajtën një konferencë për media, nga ku Gojkoviç u shpreh se do të përcillte në Beograd përshtypjet më të mira për Tiranën.

Gjatë vizitës së saj në Tiranë, Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani dhe Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.

Gojkoviç: Të ndjekim shembullin e bashkëpunimit edhe për cështjet që nuk pajtohemi
Kryeparlamentarja Gojkoviç tha se Shqipëria dhe Serbia duhet të ndjekin shembullin e bashkëpunimit në fusha që kanë dhënë rezultat, edhe për ato çështje në të cilat nuk pajtohen.

“Ka çështje që Shqipëria dhe Serbia nuk pajtohet, por bashkëpunimi do të vazhdojë për ato çështje që nuk ekziston asnjë konflikt që duhet ndjekur ai shembull për çështjet që nuk kemi problem, gjëja më e rëndësishme është që dy parlamentet tona të mbështesin bashkëpunimin rinor”, tha ajo. 

Gojkoviç: Bashkëpunim konkret mes parlamenteve të Shqipërisë dhe Serbisë
Kryeparlamentarja serbe u shpreh gjatë konferencës së përbashkët për shtyp që mbajti me homologun Meta se ishte e lumtur që vendosën bashkëpunimin parlamentar mes dy vendeve.

“Realizmi i vizitës shpreh dëshirë të qartë të bashkëpunimit mes nesh. Jam shumë e kënaqur që jemi kryetari i Kuvendit Ilir Meta dhe unë që hapëm këtë bashkëpunim mes dy parlamenteve tona. Takimet mes përfaqësueseve të dy shteteve tona janë në një nivel shumë të lartë. Përshëndesim vizitën e kryeministrit Rama në Beograd dhe përshëndesim zhvillimin e mëtejshëm të marrëdhënieve dhe bashkëpunimit tonë. Ajo që i mungonte marrëdhënieve tona ishte bashkëpunimi parlamentar. Ramë dakord për bashkëpunim konkret mes komisioneve tona, si dhe bashkëpunim të organizatave tona të delegacioneve tona parlamentare me organizatën ndërkombëtare”

Gojkoviç ftesë Metës për të nënshkruar marrëveshjen në Serbi
Pas vizitës historike të saj në Shqipëri, Gojkoviç i bëri publikisht ftesë kryeparlamentarit Meta për të vizituar Beogradin zyrtar, për të nënshkruar marrëveshjen mes parlamenteve për përcaktimin e fushave konkrete të bashkëpunimit.

“Jemi të bindur që duhet bashkëpunimi mes kryeparlamentarëve në rrugën e përbashkët të dy vendeve drejt BE”, tha Gojkoviç.

kryeparlamentarja serbe


Meta:
U fokusuam për thellimin e marrëdhënieve parlamentare të dy vendeve, bindje se gjatë viteve të fundit marrëdhëniet Shqipëri-Serbi janë ngritur në një nivel të ri, biseduam edhe për zhvillimet në rajon, dy vendet të ndërgjegjshme për rolin dhe peshën që kanë për të rritur parametrat e paqes dhe të ekonomisë në rajon, mbështetje për avancimin e dialogut, popullsi shqiptare në Preshevë vlerësojmë integrimin me të drejta të plota si një urë bashkëpunimi midis nesh. Të lëmë pas të kaluarën që kanë cunguar avancimin ekonomik dhe social të hapësirës së përbashkët rajonale. Serbia dhe Shqipëria e kanë të ardhmen të mirë integruar brenda familjes evropiane

meta

  • Sondazhi i ditës:

    Si ju duk protesta e opozitës?



×

Lajmi i fundit

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron

'Mosbindja civile' e PD-së, më pak protestues se u paralajmëruan, kur mbërritën në PD firuan fare! Shikoni pamjet me dron