Kryetari i Kuvendit, Meta ne nje takim me homologen serbe, Maja Gojkovic Foto;Arkive
TIRANE, 4 Mars/ATSH/.- Kryetarja e Parlamentit të Serbisë, Maja Gojkovic vjen te mërkurën për një vizitë në Tiranë, me ftesë të kryetarit të Kuvendit, Ilir Meta.
Vizita e kryeparlamentares serbe nis ne orën 10:00 në kryesinë e Kuvendit, me takimin me homologun Meta, me të cilin më pas do të ketë dhe një prononcim të përbashkët për shtyp.
Gjatë vizitës së saj në Tiranë, kryetarja e Parlamentit të Serbisë do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani dhe kryeministrin Edi Rama./a.s/ /a.g/