Kryeparlametari turk në Tiranë: Gati hapja e konsullatës në Vlorë, do të rrisim investimet në Shqipëri! Ruçi falënderon: Miku i mirë në ditë të vështirë

Së shpejti Turqia do të hapë një konsullatë të sajën në qytetin e Vlorës. Lajmi është dhënë nga kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Sentop pas takimit që pati me homologun shqiptar, Gramoz Ruçi. Sentop ka premtuar më shumë investime në Shqipëri.

"Marrëdhëniet tona dypalëshe po ecin në një nivel të mrekullueshëm që i shkon për shtat edhe miqësisë sonë historike. Sot në takimin që patra me zotin kryetar ne realizuam bashkëbisedime shumë të dobishme. Tani këto marrëdhënie dy pakohe ne i trajtuam në të gjitha dimensionet e tyre. Sot do të kemi rastin të takohem me Metën dhe Ramën.

Jam i bindur se zyrtarizmi i këtij partneriteti strategjikë do të çojë në nivele më të larta bashkëpunimet. Gjatë vizitës së Ramës u ra dakord për ndërtimin e një spitali në Fier. Dua të shpreh me kënaqësi që punimet po vazhdojnë pa ndërprerje. Duam të rrisim investimet tona në Shqipëri, në veçanti edhe në sektorin e turizmit. Kanë përfunduar procedurat për hapjen e konsullatës së Turqisë në Vlorë”, tha ndër të tjera ai.

Ndërkohë kryetari i Parlamentit Gramoz Ruçi, e nisi fjalën e tij me shprehjen e urtë 'miku i mirë në ditë të vështirë' duke vënë theksin në ndihmën që Turqia i ka dhënë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntori.

 “I shpreh falënderim për ndihmën e madhe që ky vend (Turqia) i dha  Shqipërisë në kohë të vështira dhe këtë kohë pandemie. Ndihmat e veçanta në infrastrukturën e shëndetësisë, apo ndërtimi i spitalit të Fierit brenda tre muajve janë treguesit konkret që shteti turk na ka dhënë. Të dy popujt kanë një fjalë të urtë popullore: Miku i mirë njihet ditë të vështira. Ky bashkëpunim i jonë provon më së miri këtë kujtesë popullore. Presidentit Sentop i bëra të ditur se Shqipëria vlerëson partneritetin strategjik dhe marrëdhëniet shumë të mira me Tiranën dhe anasjelltas të Tiranës me Turqisë. Në shërbim të fqinjësisë, sovranitetit, të paqes, përparimit në rajon dhe më gjerë", tha Ruçi.  

Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar vizitojnë Shqipërinë më 4 dhe 5 shkurt. Delegacioni u prit edhe nga presidenti Ilir Meta ku u vlerësua bashkëpunimi mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe paqes, ndërsa delegacioni pritet të takohet edhe kryeministri Edi Rama.

Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 5 shkurt të premten ai do të vizitojë qytetin e Shkodrës, ku do të falë namazin e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Shkodrës dhe do të vendosë kurorë lulesh në Përmendoren e Hasan Riza Pashës. Şentop në Shkodër do të vizitojë gjithashtu medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Institutin Yunus Emre.

Vizita e kryeparlamentarit turk në Shqipëri vjen pas hapjes së një kapitulli të ri bashkëpunimi mes dy vendeve, përmes një serë marrëveshjesh të nënshkruara nga Rama dhe Erdogan, me rëndësi në partneritetin strategjik.

Vizita e kryeministrit Edi Rama, është realizuar një muaj më parë në Ankara ku edhe është pritur me një ceremoni të posaçme.  

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:42
Basha pret kryeparlamentarin e Turqisë: Mirënjohje për ndihmën për rindërtimin pas tërmetit... do zgjerojmë marrëdhëniet ekonomike

1612467850_9522753d99a146dbb2e8a2f006e3b7a9.jpg

Kreu i PD Lulzim Basha ka pritur sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Basha thotë se i ka shprehur Sentop mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Po ashtu, Basha vlerëson se në këtë takim ka shprehur vullnetin për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve, duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë.

“Pata kënaqësinë të pres sot Kryetarin e Parlamentit të Turqisë Mustafa Sentop. Shpreha mirënjohjen ndaj Turqisë dhe Presidentit Erdogan për ndihmën e madhe që i ka dhënë vendit tonë për rindërtimin e shtëpive të shkatërruara nga tërmeti dhe përballimin e pandemisë COVID-19.

Turqia është një mike e çmuar e Shqipërisë dhe e popullit shqiptar dhe ka qenë pranë nesh në momente të rëndësishme për vendin dhe kombin tonë, si anëtarësimi në NATO, ndërtimi i Rrugës së Kombit, pavarësia e Kosovës dhe fushata për njohjen e saj.

Shpreha vullnetin tim për thellimin e bashkëpunimit në të ardhmen midis vendeve tona duke zgjeruar marrëdhëniet ekonomike që do të sjellin zhvillim dhe punësim për qytetarët shqiptarë”, shkruan Basha.

Ora 13:30
Meta pret kryeparlamentarin turk: Partneriteti Strategjik Shqipëri-Turqi, i rëndësishëm për sigurinë dhe paqen

Presidenti Ilir Meta priti sot në një takim të ngrohtë, Kryetarin e Asamblesë së Madhe të Republikës së Turqisë, Mustafa  Sentop dhe delegacionin, që e shoqëron, në këtë vizitë zyrtare në Shqipëri.

Duke vlerësuar marrëdhëniet tradicionale të shkëlqyera mes dy vendeve e popujve tanë dhe pasi nënvizoi rëndësinë e zhvillimit më tej të tyre në të ardhmen, Presidenti Meta theksoi nevojën e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fushën ekonomike dhe rritjes së investimeve turke në Shqipëri.

“Përvoja e bashkëpunimit si dy vende aleate në NATO dhe Partneriteti Strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë, mbeten një platformë e rëndësishme e përpjekjeve e përbashkëta për sigurinë dhe paqen”, – tha Meta.

Presidenti Meta e falënderoi Kryetarin Sentop për solidaritetin dhe ndihmën e menjëhershme të dhënë nga autoritetet turke pas tërmetit të 26 nëntorit 2019, dhe për angazhimin e Turqisë e Presidentit Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit, si dhe për ndërtimin e Spitalit të Fierit.

Ora 12:12
Sentop në Tiranë: Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që terroristët e FETO të ndikojnë në marrëdhëniet mes dy vendeve

Në konferencën për shtyp me kreun e Kuvendit Ruçi, kryeparlamentari i Turqisë Mustafa Sentop duke e vënë theksin në fjalën e tij në atë që ai e quajti organizata terroriste Feto, u shpreh se "Turqia nuk do të lejojë kurrën e kurrës që kjo organizatë tinëzare të ndikojë në marrëdhëniet mes dy vendeve.   Ai tha se ashtu si në vende të ndryshme të Ballkanit, kjo organizatë terroriste është prezente edhe në Shqipëri.

"Kjo organizatë Feto është një organizatë që shkoi deri aty, sa të bombardojë edhe parlamentin e Turqisë, që ishte në seancë plenare. Në Turqi kjo organizatë është eliminuar në masë të madhe. Por, nuk është vetëm Turqi objektivi i kësaj organizate terroriste tinëzare e nivelit ndërkombëtar. Kjo organizatë, ky grup terrorist, për të realizuar qëllimet e veta, e maskon aktivitetin me institucione arsimore, në shëndetësi, media e shoqata të ndryshme. Të gjitha vendet ku ajo vepron përbën një rrezik për sigurinë e atyre vendeve", tha ndër të tjera Sentop.

K.T./b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Iris: 04/02/2021 23:39

    Qe tani mund t'i merrni me mend te ashtuquajturat <<investime turke>> se c'fare kane per te qene.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë

Kriza politike në Korenë e Jugut/ Miratohet mocioni i shkarkimit të presidentit në detyrë