Kryepeshkopi Irinej ankohet për jetën
“nën mure” të serbëve në Kosovë

Kryepeshkopi Irinej ankohet për jetën<br />“nën mure” të serbëve në Kosovë
Pas polemikave të shumta gjatë vizitës së tij në Tiranë, kryepeshkopi serb, patriarku Irinej ka ngjallur të tjera debate lidhur me vizitën e tij të fundit në Kosovë. Kreu i Kishës ortodokse serbe është ankuar në mediat serbe për jetën e popullatës serbe në veri të Kosovës.
 
Sipas tij, jetesa e pakicës serbe pas luftës nuk është ende e normalizuar, pasi ata janë të privuar nga liria.
 
Irinej ka cituar se sado të jepen deklarata se jeta është normalizuar, ajo është realisht larg normalitetit. Më së miri flasin muret e Patriakanës së Pejës dhe muret përreth manastirit të Deçanit.
 
“Jeta e serbëve në Kosovë është e sigurt vetëm kur ata struken nën mure”, thekson Irinej. Patriarku ka thënë se jeta mes mureve nuk mund të quhet e tillë, por është një gjendje që njeriu nuk mund t’ia dëshirojë askujt. “Jeta e kishës sonë është e barabartë me jetën e popullit tonë në Kosovë. Ai popull është i privuar nga më elementarja, e ajo është liria... e lëvizjes së lirë, e punës së lirë, e shkollimit e të tjera” citon Irinej në të përditshmen serbe, “Politika”.

Redaksia Online
(b.b/e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri

Media amerikane “CN Traveler”: Plazhet më të mira në Shqipëri