Kryepeshkopi Janullatos: Kam marrë kërcënime nga grupe ekstremiste të dy vendeve

Kryepeshkopi Janullatos: Kam marrë kërcënime nga grupe ekstremiste të dy vendeve

Kryepeshkopi Anastas Janullatos

Kryepeshkopi Anastas Janullatos ka sqaruar qëndrimin e tij në lidhje me vrasjen e minoratarit grek Kostandinos Katcifas dhe shqiptarit Petrit Zilfa  në Greqi, nga një anëtar i Agimit të Artë duke deklaruar se ka marrë pjesë në ngushëllimin e të dy familjeve.

Disa ditë më parë  shkrimtari dhe studiuesi shqiptar Gazmend Kapllani, që jeton në Shtetet e Bashkuara të Amerikës reagoi në lidhje me vrasjen e shqiptarit Petrit Zilfa  në Korfuz, duke thënë se kryepeshkopi Janullatos duhet të tregohet i gatshëm të ngushëllojë edhe familjen e të ndjerit shqiptar Petrit Zilfa ashtu siç kishte bërë në rastin e minoritarit grek Katcifas”një talibani me kallash që urrente cdo gje shqiptare dhe njerezore rreth vetes” .

Teksa i konsideron fyese dhe të pavërteta pretendimet me herët në emër të tij. Kisha Ortodokse përmes një njoftimi të saj bën të ditur se Kryepeshkopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet ndërsa zbulon se ai ka marrë kërcënime nga grupe ekstremiste të dy vendeve  thotë  media greke Protothema.

"Disa faqe interneti dhe gazeta shqiptare u ngutën të ribotojnë një artikull të z. G. Kapllani, që kishte si argumentin e tij kryesor një nënkuptim fyes, ku thoshte se Kryepiskop Anastasi u interesua dhe shprehu ngushëllimet e tij vetëm për familjen Kacifa dhe se u tregua indiferent për familjen e Petrit Zilfës, që u vra në mënyrë të padrejtë. Ky pohim është krejtësisht i pavërtetë!

Kryepeshkopi Anastas ka ngushëlluar të dyja familjet. Ai i shprehu ngushëllimet e tij familjes Zilfa, më 5 dhjetor 2018. Ata që e njohin nga afër, e dinë fare mirë se Kryepeshkopi Anastas merr pjesë me respekt dhe dhembshuri në vuajtjen e njerëzve dhe përballet me ngjarjet, në heshtje dhe gjykim të thellë, pavarësisht kërcënimeve, që merr kohë pas kohe nga grupe ekstremiste të të dy vendeve. Qarqe të mirëinformuara dhe objektive në Shqipëri dhe në Greqi, e njohin mirë faktin se, për 27 vite, Kryepeshkskopi Anastas lufton për paqen, mirëkuptimin dhe respektin reciprok midis njerëzve dhe popujve, thuhet në njoftim zyrtar, të Kishës Ortodokese  raporton media greke Protothema.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Çerçizi: 08/12/2018 22:17

    Komitet paguajn me plumba hiresi..

    Përgjigju
  • Janulle: 08/12/2018 17:16

    anustas o Anustas. Bryma e jote eshte per pras Ene koha po te mbaron Ene shqiptari po te qorton. Kurre nuk ishte ti njeri Vec nje pjeshke ne skllaveri. Kisha eshte gjimone e jona Se kryqne tone po e bojna. Eshte kryq i shen Konstandinit Kurre nuk do t’jete i Grehinit!

    Përgjigju
    • Arben Metani: 08/12/2018 17:55

      Bravo

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë