Në festën e Kurban Bajramit një urim të veçantë për myslimanët e pati edhe Kryepeshkopi Joan. Ai e vuri theksin te harmonia dhe bashkëjetesa fetare dhe tha se janë gjithnjë pranë njëri-tjetrit si në gëzime, edhe në vështirësi.
“Kemi ardhur për të përshëndetur vëllezërit tanë në festën e tyre dhe gjithmonë jemi bashkë, si në gëzime, edhe në vështirësi dhe besoj që ky është një shembull shumë i mirë për të treguar që njerëz me besime të ndryshme mund të jetojnë së bashku në harmoni dhe ta duan njëri-tjetrin. U uroj të gjithëve gëzuar e për shumë vjet ditën e festës së tyre!”, tha Kryepeshkopi Joan.
Lajmi kryesor:
Kurban Bajrami/ Mijëra besimtarë falin namazin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’! Kreu i KMSH: Dita e solidaritetit dhe ndihmës ndaj njëri-tjetrit! PAMJET ME DRON










