Kryeplakun e Lazaratit nuk e prek
ligji, kryepleqtë e tjerë u arrestuan

Kryeplakun e Lazaratit nuk e prek<br />ligji, kryepleqtë e tjerë u arrestuan
Ndonëse publiksht Lazarati mbetet kështjella e kultivitimit të drogës, ndryshe nga ç’ka ndodhur në krahina të tjera, këtu anjë drejtues lokal nuk është vënë para përgjegjësisë dhe aksionet e policisë janë finalizuar vetëm me arrestimet e personave, të cilët janë punëtorë mëditës në këtë fshat dhe kryesisht nuk janë banorë të tij.
 
Por si është zbatuar ligji kundër kultivimit të bimëve narkotike në komuna të tjera në Shqipëri? Rasti më i fundit u shënua në rrethin e Shkodrës, ku policia nisi procedimin penal për shpërdorim detyre ndaj kryeplakut të fshatit Pult, Gjon Bungu, pasi në territorin e këtij fshati u gjetën dhe u asgjësuan 9100 rrënjë kanabis sativa.
 
Le të kujtojmë dhe vitin 2009, ku në fshatin Miçan të komunës Frashër në rrethin e Përmetit u gjëtën rreth 140 rrënjë kanabis dhe në prangat e policisë përfunduan kryetari i komunës, Tomorr Kotorri dhe kryeplaku i fshatit Miçan, Faslli Çanka, nën akuzën e shpërdorimit të detyres dhe moskallëzimit të krimit.
 
Raste te tjera të ngjashme janë shënuar ndër vite në të gjithë territorine e vendit, ndër të cilët mund të kujtojmë arrestimit e kryeplakut të fshatit Munaz në rrethin e Mirditës, Ndrec Buba, kreplaku i fshatit Rërëz në rrethin e Beratit, Bujar Dervishi, kryeplaku i fshatit Gur i Zi në rrethin e Shkodres, Engjëll Hila e plot raste të tjera.
 
Të gjithë të arrestuarit akuzohen për shpërdorim deytre dhe moskallëzim krimi, pavarësisht sasisë së lëndës narkotike të gjetur në fshatrat e tyre. Ndërsa në Lazarat, ku sasia e lëndës narkotike është me tonelata asnjë herë nuk është vënë para përgjegjësisë asnjë prej drejtuesve lokalë, duke krijuar kështu një standard të dyfishtë të policisë shqiptare sa përket trajtimit të këtij rasti.
 
Legjislacioni shqiptar për vepren penalë të moskallëzimit të krimit pranë organeve të drejtësisë parashikon gjobë deri në tre vite burg.
 
Komuna e Lazaratit prej vitesh drejtohet nga përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por kjo dukshëm nuk ka dhënë impakt pozitiv në luftën kundër lëndës narkotike, ndonëse pushteti lokal dhe ai vendor kanë qenë në të njëjtin krah politik.

Redaksia Online
(mag/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim