/ATSH-Arbi Fortuzi/-. Policia ka një gjuhë dhe një mision, atë të përballjes me shkelësit e ligjit. Kjo ishte kryefjala e takimit që po zhvillohet në Janinë mes Drjtetorit të Policisë Shqiptare, Haki Çako dhe homologut të tij grek, Dimitros Tsaknakis.
Sipas burimeve nga Policia e Shtetit, mësohet se në takim marrin pjesë edhe Drejtori i Përgjithshëm Për Krimin e Organizuar e Krimet e Rënda, Ardian Çipa, Drejtori i Përgjithshëm Për Kufirin, Genc Merepeza, Drejtori i Qarkut Gjirokastër, Kastriot Skënderaj dhe Drejtori i Kufirit te Korçës, Dashamir Spaho.  Nga pala greke pjesëmarrës në takim janë homologet perkates.
Burimet policore bëjnë të ditur se në çelje të takimit, kryepolici grek, Tsaknakis, ka uruar zotin Çako për detyrën dhe është shprehur se marrdehëniet mes dy policive janë mjaft të mira.
Çako nga ana e tij e ka falenderuar për ftesën, duke i konfirmuar po të njëjtin vlerësim për marredhëniet dypalëshe dhe është shprehur se policine nuk e dallon dhe e ndan gjuha apo shtetësia, policia ka një gjuhë e një shtetësi, shërbimin për të siguruar rendin, të luftojë krimin dhe të garantojë qetësinë. "Kjo është gjuha e shtetesia e policise, ligji", theksoi Çako.
Takimi po vijon me çështjet e axhendës, si përcaktimin e piketave për bashkëpunimin në të ardhmen.