Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Haki Çako është pritur në takim nga Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane dhe njëkohësisht Drejtor i Policisë Kriminale prefekti Antonino CUFALO, ku ka theksuar se bashkëpunimi mes policisë shqiptare dhe asaj italiane është në nivele të shkëlqyera.
 
cako

Në bisedimet dypalëshe, Cufalo dhe Çako kanë theksuar se, bashkëpunimi ndërmjet dy policive është i shkëlqyeshëm. Cufalo ka deklaruar se “Me Policinë Shqiptare kemi fakte jo fjalë”. Ai ka shtuar se, ka projekte konkrete dhe rezultate të shkëlqyera me Policinë Shqiptare.

cako
 
Ndërsa Çako ka thënë se, lufta kundër terrorizmit e të gjitha formave e ka forcën tek bashkëpunimi dypalësh ndërkohë që ka shtuar se, Italia mbetet e angazhuar maksimalisht për të asistuar Policinë Shqiptare.

cako
 
Jemi të gatshëm për forma të reja të bashkëpunimit. Do të ketë një protokoll bashkëpunimi për patrullime të përbashkëta gjatë sezonit turistik 2016.Situata e imigracionit të parregullt nën kontroll dhe shkëmbimi i informacionit në kohë reale. Me partnerët kemi promovuar praktikat më të mira të bashkëpunimit duke marrë si shembull bashkëpunimin Itali-Shqipëri. Është rritur shkëmbimi i informacioneve me INTERFORCEN në shkallën 150%. 42 operacione policore të ndjekura në vitin 2015” ka thënë Çako.
 
cako

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)