Një ish oficer policie në komisariatin e Matit është emëruar inspektor në Shërbimin Informativ Shtetëror. Bëhet fjalë për Gjovalin Martincamaj, i cili sipas gazetës Shqip, në prill të vitit 2012, është mbajtur peng nga disa persona, pasi ata e akuzonin për veprime të turpshme.
Pas kësaj ngjarje ai u pushua nga detyra dhe ndonëse SHKB nisi hetimet, ndaj tij nuk pati një vendim të formës së prerë. Por fakti i përjashtimit të tij nga komisariati i Matit, tregon që akuzat e banorëve të Burrelit, nuk ishin të pabaza.
Ditët e fundit, shkruan gazeta Shqip, Martincamaj është emëruar inspektor në SHISH, por enigmë mbetet mënyra e emërimit të tij. Martincamaj u mor peng në 23 prill të 2012 në fshatin Bushnesh, në Ulëz Burrel, ndërsa mbante postin e shefit të komisariatit.
Redaksia Online
(u.s/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com