Kryepolici italian, Pansa:
Task-forcë për krimin

Kryepolici italian, Pansa:<br />Task-forcë për krimin
TIRANE- Së shpejti pritet ngritja e një task-forcë e përbashkët mes policisë italiane e asaj shqiptare për të forcuar bashkëpunimin në luftën kundër krimit të organizuar. Në një intervistë për “A1 Report”, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë Italiane, Alessandro Pansa tha se “Kemi besim tek nismat e qeverisë, pasi trafiku i drogës vijon të jetë problem. Po kështu janë 99 të arrestuar, të kërkuar nga drejtësia në dy vendet tona”. Ai bëri të ditur se po zhvillohen bisedime për të përfshirë në këtë bashkëpunim edhe Greqinë, teksa vizitën në Shqipëri e cilësoi si fillimin e një Projekti të ri Komunitar, nën drejtimin e Italisë, për të ndihmuar Shqipërinë në hyrjen e saj në Europë. Për drogën Pansa tha se “Ne do të intesifikojmë këto lloj kontrollesh.

Policia Shqiptare po kontribuon shumë për ti dhënë një vazhdim këtyre inisiativave të monitorimit, që janë zhvilluar me shumë sukses. Duam ti zhvillojmë rezultatet e arritura duke i thelluar më tej si në aspektin hetimor, si dhe në drejtim të fuqizimit të mjeteve që do të përdoren në këtë drejtim. Përveç kontrollit ajror do të zhvillojmë më tej dhe kontrollin në det dhe po ashtu dhe aktivitetin hetimor për trafiqet e drogës në rrugën ballkanike”. Më konkretisht, Pansa i referohej me siguri rrugës jugore të trafikut të heroinës afgane. Sipas ekspertëve, heroina që ndjek këtë linjë vjen në Shqipëri nga Turqia, kur ka kaluar së pari Greqinë. Më tej heroina transportohet për në Itali, kryesisht e fshehur në kamionë, përmes rrugëve detare.

Fuqizimi i klaneve shqiptarë që sjellin kokainën në Evropë, ishte një tjetër pikë, të cilës i referohej Pansa, teksa problemi më kryesor mbetet trafiku i hashashit shqiptar, pasi vetëm në vitin 2011, janë kapur mbi 5 ton kanabis “Made in Albania”. Marrëveshja e Patrullave të Përbashkëta ujore e tokësore duket se kërkon zbatim rigoroz, pasi italianët evidentuan 500 parcela, kurse shkatërrimet ishin të pakta. Një “premtim” i’u dha kryepolicit italian, nga i joni. Artan Didi tha se “Bashkëpunimi ka filluar në vitin 1991 dhe do të vazhdojë me intensitet më të lartë, sidomos në  forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe trafikut të lëndëve narkotike.

Patjetër që në këtë sfond, në këtë tematikë, Lazarati është gjithmonë i përmendur dhe i trajtuar. Planet po bëhen, janë në zhvillim e sipër dhe aktualisht në Gjirokastër, apo edhe në zona të tjera të Shqipërisë, këtë po e provojnë rezultatet e larta, që janë në bllokimin e lëndëve narkotike.  Pothuajse në të gjithë territorin e Republikës së Shqipërisë, patjetër dhe në Lazarat, janë duke u forcuar masat e policisë për ta kufizuar këtë trafik dhe më pas do të shikojmë masa më të thella”.

Shkrimi u publikua sot (12.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:
    21 Dhjetor, 15:03

    Si e vlerësoni mbylljen e TikTok në Shqipëri për një vit?



×

Lajmi i fundit

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim

Kur kthimi në Shqipëri për të investuar, përfundon në zhgënjim