Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Skënder Hita po zhvillon një takim me kreun e SPAK Klodian Braho.
Hita është parë të futet me automjet nga ana e përparme e godinës së Prokurorisë së Posaçme mesditën e kësaj të mërkure. Lajmin e bën të ditur gazetarja Keti Banushi teksa ende nuk dihen arsyet e këtij takimi.
Hita u emërua në krye të Policisë së Shtetit në fund të muajit të kaluar. Për mandatin 5-vjeçar, prioritetet e Skënder Hitës nisin nga lufta pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, duke nisur që nga radhët e bluve, për të vijuar me rritjen e sigurisë për qytetarët, modernizimin e policisë, rritjen e transparencës dhe forcimin e bashkëpunimit me partnerët.
Lajm në përditësim...
Komente










