Hetuan edhe dosjen 184, Kryeprokurori Çela kërkesë ILD: Të nisin hetimet për dy prokuroret dhe kreun e Prokurorisë Dibër
Drejtuesi i Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku dhe Kryeprokurori Olsian Çela
Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela, i ka dërguar sot një kërkesë Inspektorit të Lartë të Drejtësisë (ILD), që të nisë hetimet për dy prokurore të Dibrës dhe drejtuesin e Prokurorisë në këtë rreth, në lidhje me zvarritjen e hetimeve.
Çela ka kërkuar të hetohet puna e dy prokuroreve Belinda Zeneli dhe Xhoana Mehmetaj, pasi janë konstatuar veprime individuale të tyre, që kanë zvarritur proceset e hetimit.
Po ashtu kërkohet të nisin hetimet edhe për drejtuesin e Prokurorisë së Dibrës, Rifat Kojku në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
"Prokurori i Përgjithshëm z. Olsian Çela bazuar në ligjin nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e Prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, në datën 21.05.2021 i ka kërkuar Inspektorit të Lartë të Drejtësisë nisjen e procedurës së inspektimit për hetimin e shkeljeve individuale të kryera në ushtrimin e detyrës për prokuroren Belina Zeneli dhe prokuroren Xhoana Mehmetaj në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër pasi janë konstatuar veprime të cilat mund të përbëjnë zvarritje të rëndë të veprimtarisë procedurale, si dhe shkelje të dispozitave ligjore urdhëruese të Kodit të Procedurës Penale. Pjesë e këtij inspektimi kërkohet të jetë dhe veprimtaria drejtuese e drejtuesit të prokurorisë Rifat Kojku, për mënyrën se si janë ushtruar kompetencat e dhëna nga ligji Nr 97/2016, në lidhje me masat e marra nga ana e tij, për të parandaluar situatën e krijuar në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Dibër.
Prokurori i Përgjithshëm mbështet të gjitha nismat që kontribuojnë në mirëfunksionimin e shërbimit të prokurorisë në të gjitha nivelet, duke synuar rritjen e llogaridhënies dhe përgjegjshmërisë së magjistratëve prokurorë gjatë ushtrimit të detyrës dhe zhdukjen e kulturës së pandëshkueshmërisë brenda institucioneve të drejtësisë", thuhet në njoftimin e Prokurorisë.
Rifat Kojku dhe Belinda Zeneli janë edhe dy prokurorët që hetuan dosjen e famshme 184.
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
27 Janar, 09:30
A mendoni se vota e diasporës do të jetë përcaktuese në zgjedhje?
-
Po
43%
-
Jo
50.6%
-
Nuk e di
6.4%
Vota total: 4416
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Zgjedhjet e 11 majit/ KQZ tregon se sa të mbyllura do të jenë listat: Për çdo parti, 46 deputetët e parë janë të fiksuar
21 Janar, 17:09
-
Bulqizë/ Akuzohet se vrau aksidentalisht kushëririn me armë gjahu, vihet në pranga 43 vjeçari, 3 të tjerë nën hetim
17 Janar, 09:32
-
Bulqizë/ 29-vjeçari humb kontrollin e automjetit dhe përplaset me kollonën e mbikalimit, i riu në gjendje të rëndë shëndetësore (EMRI+VIDEO)
16 Janar, 16:50
-
Bulqizë/ Kushëriri vret në gjueti 36-vjeçarin në pyllin e Tërnovës, Policia po verifikon nëse është aksidentale apo e qëllimtë! Shoqërohet 34-vjeçari (EMRAT)
16 Janar, 13:25
-
Në hetim për korrupsion, kryeprokurori i Sarandës pezullohet nga detyra! SPAK: Veprime të paligjshme në favor të vjehrrit të tij
16 Janar, 11:10
-
Bulqizë/ Aksidentoi për vdekje motoristin në Xibër, arrestohet pas një muaji drejtuesi 63-vjeçar!
14 Janar, 16:08
-
Dy ditë e bllokuar nga bora, hapet 'Rruga e Arbrit'! Mjetet duhet të lëvizin me goma dimërore ose zinxhirë
14 Janar, 11:43
-
Përmirësohet situata pas reshjeve të borës dhe erës! Rrugët kombëtare të gjitha të kalueshme! Vazhdon pezullimi i mësimit në disa zona
14 Janar, 11:40
-
Moti i keq/ Veriu e juglindja në ‘pushtetin’ e borës! Izolohet Dibra, rruga e Arbrit e pakalueshme! Probleme me energjinë, pezullohet mësimi në 77 shkolla
13 Janar, 22:05
-
Bulqizë, rruga e Ostrenit e bllokuar nga bora, ushtria shpëton fëmijën e sëmurë, e çojnë në spital
13 Janar, 10:22
-
Moti i keq/ Vijon i mbyllur prej borës Bypass-i i Murrizit në Rrugën e Arbrit! Aksi rrugor Peshkopi-Librazhd i kalueshëm me zinxhirë
13 Janar, 09:35
-
Moti i keq/ Nga sot mësimi i pezullohet përkohësisht në 77 shkolla! Ja lista
13 Janar, 08:42