Kryeprokurori, Ferdinand Elezi
kandidati i parë, dorëzon dosjen

Kryeprokurori, Ferdinand Elezi<br />kandidati i parë, dorëzon dosjen<br /><br>
Teksa kanë mbetur vetëm 24 orë nga mbyllja e aplikimeve për zëvendësimin e Adriatik Llallës në pozicionin e Kryeprokurorit, vetëm një kandidaturë është paraqitur zyrtarisht për këtë pozicion në Kuvend. I pari që ka dorëzuar dosjen, duke shprehur ambicien për kryeprokuror, është kreu i akuzës së Durrës, Ferdinand Elezi.

Por ndonëse zyrtarisht ka vetëm një kandidat, janë të shumë emrat që qarkullojnë si kandidat potencial për këtë pozicion. Në radhët e prokurorëve një ndër emrat më të lakuar, që shihet si favorit është edhe Olsjan Çela, Prokurori i Krimeve të Rënda që më herët ka drejtuar këtë institucion. Henrik Ligori është një tjetër kandidaturë që prej kohësh është përfolur se do të kandidojë për këtë post, por ende nuk ka dorëzuar një kërkesë pranë Kuvendit.

Besnik Muçi një tjetër prokuror i Krimeve të Renda përflitet se mund të jetë kandidat i mundshëm për këtë post. Ndërkaq, edhe Prokurori i Tiranës, Dritan Rreshka, ish-kreu i Task-Forcës së Tiranës është një tjetër emër që përflitet se ka shprehur ambicien për të qenë numri një i akuzës shqiptare. Sot kanë dal edhe dy emra prokurorësh që kanë shprehur ambicien dhe që plotësojnë kriteret për të qenë kryeprokuror.

E para është Arta Marku, Prokurore e Shkodrës dhe Xhemal Saliaj që prej 5 vitesh është prokuror në Prokurorinë e Vlorës. Sipas afateve të përcaktuara nga Kuvendi, afatet për dorëzimin e aplikimeve përfundojnë nesër në orën 18: 00. Veç kandidaturave, një tjetër diskutim që ndan palët e përfshira është edhe interpretimi i Kushtetutës sa i përket kritereve.

Në nenin 148/a pika 3, Kushtetuta parashikon që Prokurori i Përgjithshëm zgjidhet nga radhët e juristëve të spikatur, me jo më pak se 15 vjet përvojë pune, me integritet të lartë moral dhe profesional, që kanë përfunduar Shkollën e Magjistraturës ose kanë një gradë shkencore në drejtësi.

Por kjo pikë nga disa prej ligjvënësve interpretohet se kandidati duhet të ketë eksperiencë 15 vjeçare si prokuror ndërsa për të tjerë, kandidati duhet të ketë 15 vite karrierë si jurist dhe të jetë në detyrë si prokuror.

KANDIDATË TË MUNDSHËM
Olsjan Çela – Prokuror te Krimet e Rënda

Besnik Muçi – Prokuror te Krimet e Rënda

Dritan Rreshka –Prokuror në Prokurorinë e Tiranës

Arta Marku - Prokuror në Prokurorinë e Shkodrës

Xhemal Saliaj – Prokuror në Prokurorinë e Vlorës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?