TIRANË - Janë me dhjetëra e qindra dosje abuzimesh për ndërtimet pa leje. Në fokusin tonë, më shumë se sa ndërtimet, do të jenë të gjithë ata zyrtarë të cilët kanë shkelur ligjin dhe kanë abuzuar me të. Bëhet fjalë për inspektorët e Inspektoriatit ndërtimor, apo punonjës të policive bashkiake, apo edhe zyrtarë të bashkive për të cilët do të vërtetohet se kanë shkelur ligjin.
Deklarata vjen nga Prokurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla, ekskluzivisht për Shqiptarja.com.
Udhëzimi sipas kryeprokurorit është shumë I qartë dhe pritet që aksioni të ketë rezultate konkrete dhe me raste konkrete. “Unë kam dhënë një udhëzim të qartë për të gjitha prokuroritë. Madje është një qarkore që e kemi dërguar në të gjitha rrethet. Udhëzimet përkatëse janë dhënë edhe për prokurorinë e Vlorës ku është emëruar një prokuror i ri dhe çështja atje po shihet me prioritet. Ne jemi të vendosur që të gjitha këto procedime të shkojnë deri në fund”, tha dje në linjë telefonike për shqiptarja.com, kryeprokurori Adriatik Llalla. Aksioni i fundit i qeverisë Rama për prishjen e ndërtimeve pa leje, duket se ka impenjuar më shumë se kushdo edhe prokurorët. Vetë zoti Llalla thotë se kjo ka qenë në fokusin e prokurorisë gjithmonë, kur ka pasur raste dhe denoncime.
Çështja tashmë është bërë më emergjente edhe për faktin se veç site stoprrenimit.com, kryeministri vendosjen e rregullit në territor, e ka shtruar si një detyrë prioritare. Por a e shqetëson dhe ngadalëson punën e prokurorisë në sektorë të tjerë, impenjimi me çështjen e ndërtimeve pa leje? “Jo, - përgjigjet kryeprokurori Llalla. – Gjithmonë jemi marrë në vijimësi edhe me këto çështje, kur kemi pasur të dhëna për të ndjekur rastet e denoncuara. Sigurisht, do të ketë impenjim akoma më të madh, por në qarkoren që është shpërndarë në të gjitha prokuroritë, detyra është dhënë me një vëmendje të konsiderueshme.
Çdo detyrë tjetër e prokurorisë dhe ndjekja e shumë çështjeve të tjera, vazhdon me të njëjtin intesitet”. Vlora, është në fokus. Kryeprokurori Llalla nuk mund të japë statistikat e sakta se sa është numri i procedimeve të regjistruara dhe të hetuara, pasi ato i përkasin zyrës së statistikës, por gjithmonë në tavolinën e tij të punës ka një informacion permanent për këtë. “Ka raste që janë sekuestruar dhe në qytetin e Vlorës të tilla kemi pasur disa. Ka raste që nuk ka procedime, ka raste për të cilat po shikohet edhe mënyra sesi janë dhënë lejet. Udhëzimi është i qartë për të mos toleruar askënd nga përgjegjësia, kur ka prishje të rregullit në territor”, thotë kryeprokurori Adriatik Llalla. Gjithçka pritet të shihet në ditët në vijim, kur aksioni të tregojë edhe rezultatet konkrete.
Ka një kordinim të punës mes policisë, prokurorisë dhe pushtetit vendor, sidomos në marrjen dhe dhënien e informacionit për prishjen e ndërtimeve pa leje. Zyrtarët e qeverisë men- dojnë se brenda vitit do të ketë një panoramë të qartë të situatës në gjithë vendin, duke mos kursyer as personat që politikisht janë të zgjedhur të maxhorancës në pushtet. Por duket se nisma e marrjes së masave për të mos toleruar këto ndërtime, do të ketë edhe kostot e veta.
Shkrimi u publikua sot (25.09.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(a.ç/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Qarkorja e Kryeprokurorit për hetimin e të gjitha ndërtimeve pa leje