Kryeprokurori i përkohshëm
zyrtarizohen 5 kandidatë/Emrat

Kryeprokurori i përkohshëm<br />zyrtarizohen 5 kandidatë/Emrat<br /><br>
Arta Marku, Ferdinand Elezi, Besnik Muci, Granit Shahu dhe Arqile Koçi janë pesë kandidatët në garën për postin e Kryeprokurorit të përkohshëm të Republikës. 

I pari që u bë pjesë e kësaj gare ishte prokurori i Durrësit i cili një ditë më parë dorëzoi dosjen pranë Kuvendit. Ndërsa këtë të martë, kanë aplikuar edhe Arta Marku, prokurore në Shkodër, Arqile Koçi, prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme si dhe Granit Shahu, prokuror i Tiranës, pak orë përpara skandimit të afatit të vendosur nga Kuvendi për administrimin e kandidaturave. Ora 18:00 e ditës së sotme është afati final kur do pranohen aplikimet për kryeprokuror të përkohshëm, në vend të Adriatik Llallës, të cilit i ka përfunduar mandati që në datën 7 dhjetor. 

Ndërkohë po sot, kryeministri Edi Rama ftoi sërish shefin e opozitës, Lulzim Basha, që të pranojë dialogun dhe të vendosë drejtësinë mbi frikën, për të zgjedhur bashkërisht titullarin e organit të akuzës. Ndërsa një mesazh i fortë ishte ai i ambasadorit amerikan në Tiranë, Donald Lu i cili u shpreh se duhet një Prokuror i cili nuk mbron të korruptuarit, ndërsa apeloi për marrëveshje mes palëve politike. 

Tre kandidatët në garë 

Arta Marku - Prokurore në Shkodër 

Ferdinand Elezi - Prokuror në Durrës

Arqile Koçi - Prokuror në Prokurorinë e Përgjithshme 

Besnik Muçi - Prokuror i Krimeve të Rënda

Granit Shahu -  Prokuroria e Tiranës

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?

Cilat janë pengesat për arritjen e armëpushimit mes Izraelit dhe Hezbollahut?