Kryeprokurori i ri, PD: Ja pse
Rama do ta zgjedhë me 36 vota

Pavarësisht ftesave të njëpasnjëshme nga kryeministri Edi Rama, Partia Demokratike insiston se maxhoranca kërkon ta zgjedhë kryeprokurorin e ri me 36 vota. 

Deputeti demokrat, Eduard Halimi shkruan përmes një statusi në faqen e tij të Facebook, se Rama do të kapë drejtësinë në dorë, pasi kërkon që të shkarkojë nga detyra ata prokurorë që kanë në dorë ‘dosje të nxehta’. Sipas tij, Rama po tenton të përdorë edhe titullarin e organit të akuzës sipas praktikës PPP.

"Kushtetuta nuk e njeh kete PPP e Rames dhe as ai nuk tha se persa kohe do jete i perkohshem ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi te madhe per te kuptuar se i duhet pak kohe per te pezulluar prokuroret qe kane “dosjet e nxehta”, per ti transferuar e per te caktuar per dosjet “prokuroret e duhur”. Prokurori kushtetetues nuk e ka kete kompetence, por PPP i Rames po. (neni 109 i ligjit qe e miratoi vete ne menyre te njeanshme)", shkruan Halimi.

STATUSI I HALIMIT
Kryeministri sot konfirmoi lajmin se do te zgjedhe nje Prokuror te Perkoheshem te Pergjithshem (ose PPP se edhe ne drejtesi me PPP po ecen) dhe jo nje Prokuror te Pergjithshem kushtetutes sipas Reformes ne Drejtesi te miratuar nga 140 deputetet.

Kushtetuta nuk e njeh kete PPP e Rames dhe as ai nuk tha se persa kohe do jete i perkohshem ky prokurori PPP. Nuk ka nevoje per ndonje zgjuarsi te madhe per te kuptuar se i duhet pak kohe per te pezulluar prokuroret qe kane “dosjet e nxehta”, per ti transferuar e per te caktuar per dosjet “prokuroret e duhur”. Prokurori kushtetetues nuk e ka kete kompetence, por PPP i Rames po. (neni 109 i ligjit qe e miratoi vete ne menyre te njeanshme)
Po ku qendron problemi ketu??!!! 🙂

Ja disa fakte te thjeshta nga leximi i Kushtetutes.
1- Rama tha se do e beje ai me deputetet e tij proceduren per perzgjedhjen e kandidateve per PPP qe do i kalojne per votim Parlamentit. Kushtetuta thote se prokurorin nuk e zgjedh politika por prokuroret.
(Neni 148/a i Kushtetutes, pika 2 )

2- Rama tha se do e zgjedhe nje PPP pa kaluar vetingun. Vetingun do e bejme me vone, (varet nga menyra si sillet) Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem duhet ti nenshtrohet vetingut ex officio ( ne nenin 179/b)

3- Rama tha do e zgjedhe PPP me 36 vota. Kushtetuta thote se Prokurori i Pergjithshem zgjidhet me 84 vota mes kandidateve qe sjellin prokuroret dhe jo deputetet e Edi Rames. (nenin 148/a dhe 179 pika 13)

Ja pra 3 fakte Kushtetutese te thjeshta se si Rama po e deformon Reformen ne Drejtesi, nga nje Prokuror te Pergjithshem te pavarur nga politika qe do hetoje politiken, ne nje prokuror PPP qe do e perzgjedhe, do e caktoje dhe do e kete nen kontroll Kryeministri.
E ku qendron problemi ketu???!!!

Redaksia Online
l.q/Shqiptarja.com

/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës: 13 Janar, 10:25

    Nisi regjistrimi, a do të marrë pjesë masivisht në zgjedhje diaspora?



×

Lajmi i fundit

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë

U konfliktua me doganierin, nis hetimi për shefin e stacionit të Policisë Kufitare Kapshticë