Pas Partisë Demokratike ka ardhur dhe reagimi i LSI për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri, për të cilin kryeministrit Edi Rama ftoi sërish sot opozitën për ta zgjedhur së bashku. Kreu i grupit parlamentar të LSI, Petrit Vasili, ka deklaruar se Rama do që të vjedhë kryeprokurorin, duke vënë alarmin se shteti ligjor është në rrezik. 

Në profilin e tij në ‘Facebook’, Vasili pyet se kush ja ka dhënë këtë të drejtë narkotrafikantit që të zgjedhë kryeprokurorin e përkohshëm. sipas tij, kjo është një emergjencë kombëtare dhe se Kuvendi sqaron se duhen 84 vota për zgjedhjen e kryeprokurorit të ri.

MESAZHI I VASILIT
Kryeministri do qe te vjedhe kryeprokurorin, shteti ligjor ne rrezik. Ky kryeministri flet dhe thote: se paska qartësisht të drejtën ta zgjedhe prokurorin e përkohshëm. Kush ja dha kete te drejte narkotrafikantet?Ky nuk ka asnje te drejte as Kushtetuese as Ligjore. Kuvendi i Shqiperise, sherbimi i tij juridik spjegon qarte dhe me shkrim se duhen 84 vota. Ku i ka kryeministri 84 vota? Apo spjegimet, qe nuk i pelqejne nuk i mban mend,i mohon,i refuzon.

Ka konsensus të plotë me opozitën dhe që nga sot le të kthehemi në Kuvendin e Shqipërisë dhe të rregullojmë ligjet e bëra copë copë nga ai dhe sufleret e tij qe nuk flasin shqip. Ndryshe, ne se e zgjedh vetë kryeprokurorin, ky kryeministër shndërrohet përfundimisht në bandit politik dhe maxhoranca e tij në një shumicë kriminale antiligj dhe antishtet. Ndaj këtij banditizmi ka vetëm një përgjigje: përmbysje pa asnjë hezitim me ccdo mjet e mënyrë. Shteti ligjor në rrezik, kjo ështe emergjence kombetare.

d.c./shqiptarja.com