Hetimet ndaj këtij të fundit kanë nisur me iniciativë të Policisë së Shtetit, e cila e akuzon kreun e komunës Lazarat për një veprimtari kriminale katër ditore, e cila përkon me datat kur forcat RENEA dhe FNSH kanë qënë në operacion për të hyrë në fshatin Lazarat. Momentalisht prokuroria nuk ka kryer asnjë veprim hetimor në pritje të analizimit të materialit të Policisë së Shtetit, analizë kjo që do kryhet vetëm pas kthimit nga Zvicra të kryeprokurorit të Krimeve të Rënda Eugen Beci.
(Në foto: Faksimile e raportit të prokurorisë së Krimeve të Rënda)