Deputeti demokrat, Tritan Shehu, e cilësoi tërësisht antikushtetues procesin për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Përkohshëm. Në studion e Report Tv, Shehu deklaroi se ky proces bie ndesh me filozofinë dhe konceptet që u ndërtua Reforma në Drejtësi dhe me të gjitha ndryshimet kushtetuese.

Sipas tij, zgjedhja e një kryeprokurori të tillë bie ndesh me Kushtetutën, duke shtuar se nuk ka asnjë kriter të përcaktuar, se sa kohë do të rrijë, apo çfarë çështjes do të zgjidhë. Shehu shtoi se një kryeprokuror improvizor mund të zgjidhet vetëm nëse vdes ose përfundon në burg kryeprokurori aktual.

Zgjedhja e Kryeprokurorit të Përkohshëm?
Në tërësi është një proces antikushtetues në parim. Bie ndesh me gjithë filozofinë dhe konceptet që u ndërtua Reforma në Drejtësi në Shqipëri dhe me të gjitha ndryshimet kushtetuese. Kjo që po ndodh është pa sens. S’ka asnjë të dhënë ‘Sa kohë do rrijë ky kryeprokuror?’ I gjithë sistemi është i ndërtuar gabim.

Duhet të vazhdojë Llalla?
Një prokuror që zëvendëson një kryeprokuror që i mbaron mandati nuk mund të jetë improvizor. Një i tillë mund të zgjidhet vetëm nëse aktuali vdes, ose përfundon në burg. Në këtë rast përcaktohen kriteret, kompetencat, çështjet që do të zgjidhë. Çdo gjë në këtë proces, ku nuk është përcaktuar asgjë, bie ndesh me Kushtetutën.

d.c./shqiptarja.com