Kryeprokurorja e përkohshme, Arta Marku ka krijuar Drejtorinë për Hetimin për të Mitur. Krijimi i kësaj drejtorie vjen pasi pak ditë më parë ka hyrë në fuqi dhe kodi penal për të miturit.

Krijimi i kësaj drejtorie është kërkuar edhe  nga partnerët e huaj në Shqipëri. Tashmë vendimi sapo është firmosur nga Kryeprokurorja dhe çdo prokurori do të ketë njësi të posaçme për hetimin e të miturve.

Kodi i ri penal për të miturit hyri në fuqi më 1 janar të vitit 2018.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com