VIDEO/ Tirana ‘pushton’ kryeqytetin! Xhixha bën "xixa" në derbi, ‘Bardheblutë’ leksion futbolli Partizanit me 10 lojtarë

Tirana ka fituar 0-2 derbin e kryeqytetit me partizanin, me dy gola të shënuar nga futbollisti Redon Xhxha, një i shënuar në fundin e pjesë së parë dhe tjetri në minutën e 69, në pjesën e dytë. 

Ndërkohë, mbi dhjetë mijë tifozë ndoqën derbin Partizani- Tirana që u luajt në stadiumin “Air Albania”. Pjesa e parë ka dhuruar shumë emocione, ndërsa vendimtar ka qenë sistemi VAR. Tirana fitoi një penallti në minutën e 20-të, por Xhixha gaboi nga pika e bardhë.

Ndërsa në minutën ’40, Tirana mbeti me 10 lojtarë pasi Lulaj doli me karton të kuq. Arbitri nuk e dalloi faullin që shkaktoi Lulaj, por ishte var që thirri arbitrin i cili dha goditje dënimi dhe karton të kuq.

Edhe pjesa e dytë o dominua nga Tirana. Në minutën ’68 ishte sërish Xhixha që me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.

Gjatë ndeshjes nuk munguan edhe incidentet, ku tifozët gjuajtën me sende të forta në drejtim të portierit Bekaj, ndërsa në përfundim lojtari i Tiranës.  Albano Aleksi dhe një i Partizanit Valentino Murataj, u përplasën për një tifoz që valviti flamurin e Tiranës në mes të fushës. Në këtë moment, ndërhynë edhe lojtarët e Partizanit, por më pasi sigurimi vendosi qetësi.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:13
VIDEO/ Derbi Tirana-Partizani, ja momentet më spektakolare të ndeshjes

Report Tv sjell momentet më pikante nga derbi Tirana-Partizani, ku bardheblute fituan 2 me 0 kundër ‘Demave të kuq’.

Ora 21:49
Tirana kalon sërish në avantazh, Xhixha shënon golin e dytë për bardheblutë

 

Në minutën e ’68 Tirana ka kaluar sërish në avantazh. Redon Xhixha me një kundërsulm të rrufeshëm nga zona në zonë shënon edhe golin e dytë për bardheblutë.

Ora 21:40
Presidenti i bardhebluve i lumtur pas fitores: Merita i takon lojtarëve, kjo Tiranë ka kualitet

 

Presidenti i Tiranës, Refik Halili është shprehur tejet i lumtur, pas fitorss 0-2 ndaj Tiranës në derbi.

“Do Zoti që në Shqipëri të kemi ndeshje të tilla, sepse bukurinë ja japin tifozët ndeshjeve. Merita është e lojtarëve dhe stafit dhe në veçanti tifozëve sepse janë mbështetje e madhe. Unë e kam thënë se kjo skuadër do shënojë më shumë se e vjetshmja. VAR është aty dhe besojmë te vendimet. Kemi lojtarë me kualitet brenda dhe shpresojmë të luajnë sa më mirë”, tha Halili.

Ora 21:29
Sherr në përfundim të ndeshjes! Lojtari i Tiranës valvit flamurin në mesin e fushës, ndërhyjnë ata të Partizanit (VIDEO)

 

Në përfundim të derbit Tirana-Partizani, pati edhe incidente.

Përplasja këtë herë ndodhi me lojtarin e Tiranës. Futbollisti i Tiranës, Albano Aleksi dhe një i Partizanit Valentino Murataj, u përplasën për një tifoz që valviti flamurin e Tiranës në mes të fushës.

Në këtë moment, ndërhynë edhe lojtarët e Partizanit, por më pasi sigurimi vendosi qetësi.

Ora 21:06
Shfaqje e shëmtuar në 'Air Albania', tifozët e Partizanit godasin portierin Bekaj (VIDEO)

 

Ndeshja Tirana-Partizani nuk ka kaluar pa incidente. Portieri i Tiranës, Visar Bekaj është në shpatull nga tifozët e Partizanit. Nuk vonoi ndihma mjekësore për “gardianin”. Delegatët e ndeshjes bënë thirrje që ky rast mos të përsëritet, në të kundërt ndërpritet ndeshja.

Ora 19:50
Tirana kalon në avantazh, sulmuesi Xhixha 'tund' rrjetën e Partizanit

Tirana ka kaluar në avantazh në ndeshjen me Partizanin me sulmuesin Redon Xhixha. Pak minuta pasi humbi një penallti, Xhixha, ka shënuar gol duke kaluar bardheblutë në avantazh.

Ora 16:36
Kapaciteti maksimal nuk arrihet, numri i biletave të shitura për derbin Partizani-Tirana pak orë para ndeshjes

Derbi Partizani-Tirana që luhet sot në orën 19:00 pritet të jetë jashtë realitet shqiptar në aspektin e tifozëve në stadium. Deri në orën 15:00 janë shitur 12 mijë bileta për ndeshjen, ndërsa nga klubi i Partizanit presin që deri në startin e sfidës numri të shkojë në 15 nga 22 që mban kapaciteti i ‘Air Albania-s’.

Zakonisht në ndeshjet e Superligës shqiptare është vështirë të gjesh më shumë se 1 mijë tifozë, por për shkak të rivalitet historik kjo sfidë do jetë ndryshe.

K.T./LR/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Paul: 03/10/2022 01:29

    xhixha me dukej i vogel ne trup,,,trajneri tiranes duhet ti beje ushtrime force ekipit te tiranes,, ,,duken jo te formuar fizikisht....

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Ilir Meta sulmon kreun e SPAK, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale

Conference League/ Dramë në 120 minuta dhe penallti, Fiorentina dhe Aston Villa kalojnë në gjysmëfinale