Kryeredaktoja e China Media Group për Report Tv: Janë shpëtuar 334 persona, në 5 shkurt spitali tjetër

 Kryeredaktoja e China Media Group për Report Tv: Janë shpëtuar 334 persona, në 5 shkurt spitali tjetër

Zhang Yang, kryeredaktoja e China Media Group e seksionit Shqip ka raportuar mbi zhillimet më të fundit sa i përket koronavirusit. Në një prononcim për gazetaren e Report Tv, Eliza Gjediku, Yang ka dhënë lajmin e mirë se janë shëruar 334 persona të infektuar e ndërsa theksoi se në 5 shkurt pritet të hap dyert një tjetër spital në Wuhan për të përballuar fluksin e madh të të prekurve nga ky virus.

"Lidhur me informacionet për situatën e përhapjes së virusit në Kinë, sipas të dhënave që mora sot në mëngjes nga autoritetet shëndetësore, numri i të prekurve i kaloi 14 mijë, duke shkaktuar 304 viktima dhe u regjistruan njëkohësisht 334 të shëruar. Lajmi i mirë është se shumica e rasteve të konfirmuara janë prej atyre që ishin në izolim (d.m.th, përhapja e tyre është nën kontroll) dhe për dy ditë radhazi, numri i të shëruarve i kaloi atë të vdekurve dhe pritet të rrite në mënyrë të qëndrueshme në të ardhme të afërt. Gjithashtu, spitali i parë me 1000 shtretër u përurua sot në Wuhan pas ndërtimit tetëditor dhe një tjetër me 1500 shtretër do të hyjë në funksion më 5 shkurt. Megjithatë, po ndjekim me vëmendje zhvillimin e situatës sepse kur afrohet përfundimi i pushimi i zgjatur, qytetet të mëdha do të presin kthimin e punonjësve që u kthyen në vendlindje për festën. Prandaj, përveç trajtimit të pacientëve në provincën Hubei ku ndodh infektimi masiv, krahinat e tjera po marrin masa të duhura për të frenuar përhapjen në mënyrë të shpërndarë të virusit. Qeveria kineze po merr masa që jashtë parashikimit të OBSh-së, për shembull mbyllja e krahinave me miliona banorëve, mobilizimi i gjithë forcës mjekësore duke përfshirë atë ushtarak si dhe rregullimi i fluturimeve për të kthyer udhëtarë kinezë që u bllokuan jashtë vendit etj., për të minimuar pasojat e epidemisë në të mirën e shëndetit publik kinez dhe botëror. Le të presim së bashku me durim ardhjen e kthesës", u shpreh Yang për Report Tv.


Lajmi kryesor:

Virusi kinez merr 305 jetë! Shënohet viktima e parë jashtë Kinës, rreth 15 mijë të prekur


B.K./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona

Tiranë/ Organizonin baste dhe lojëra fati, vihen në pranga 6 persona