Krahas kësaj, Ploka shtoi se ky është rasti tipik kur në fillim bëhet akuza ndaj një politikani dhe më pas kërkohen faktet për ta dënuar atë, duke lënë të kutohet se kryeministri Rama në fillim i bëri Imami gjyqin publik. “Brenda koaliconit është diskutuar jo një herë por disa herë, jo për korrupsionin, por se cilin nga ish pushtetarët do denojojnë pa i hyrë fakteve apo problemev që mund të ketë pasur një apo një tjetër, madje kanë bërë dhe debat se kë do fusin në burg”, tha Paloka.
Krahas kreut të grupit, edhe sekretari i deputetëve të PD-së, Gent Strazimiri theksoi dje se sulmi ndaj Imamit ishte një hakmarrje politike nga ana e kryeministrit Rama. “Nuk është padi nga ana e qevirisë është një urdhër që zoti Rama ka dhënë që të ndëshkohet Arben Imami. Në më pak se 90 ditë qeveria po provokon rregullat të drejtat dhe liritë e qytetarëve. Kryeministri ndëshkon, i jep urdhër prokuririsë, gjykatave, cka nuk ka asgjë të përbashkët me funksionimin e sistemit demokratik”, u shpreh ai. E treta në rradhë për nga hierarkia e kryesisë së grupit parlamentarëtë PD-së, zëdhënësja e deputetëve, Jorda Tabaku, në një deklaratë të posaçme për mediat, theksoi gjithashtu se akt-akuza e depozituar në prokurori për ish ministrin e mbrojtjes Arben Imami ishte një revansh politik dhe jo një akuzë e mirëfillët për abuzim me detyrën duke shtuar se padia është bërë me urdhër të Kryeministrit.
“Edi Rama urdhëroi dje që Ish-Ministri i Mbrojtjes të ndëshkohet për korrupsion. Ky urdhër i Ramës i denjë vetëm për regjimet totalitare bie në ndesh me parimet themelore të demokracisë dhe shtetit ligjor. Edi Rama duhet ta dijë se Shqipëria funksionon në bazë të ligjeve dhe kushtetutës ku sanksionohet qartë dhe prerë se i vetmi institucion që jep vendime është gjykata. Askush nuk mund të dale mbi të, qofte dhe Edi Rama. Deklara e tij e djeshme fakton qarte se Edi Rama po nis gjuetinë e shtrigave, dhe po kërkon të lincojë një kundërshtar politik, duke dhënë ai verdiktin, duke injoruar drejtësinë. Rama, e ka vënë prej vitesh në qendër të sulmit të tij politik Arben Imamin. Publikisht Edi Rama u betua se do të hakmerrej ndaj tij, cka dëshmon se e gjitha kjo është vetëm një farsë dhe sulm personal ndaj Arben Imamit”, theksoi Tabaku.
Lajmi u perditesua
Redaksia Online
(azh/shqiptarja.com)