Kryesia e PD emëron 53 sekretarët
e degëve, kërkohet llogari për emrat 

Kryesia e PD emëron 53 sekretarët<br />e degëve, kërkohet llogari për emrat 
TIRANË - Kryesia e Partisë Demokratike ka emëruar sekretarët e partisë në 53 degë të saj në të gjithë vendin. Në mbledhjen e thirrur nga kryetari Basha kryesia e selisë blu ka vendosur për propozimet që erdhën nga kryesitë e degëve.
 
Në mbledhjen e cila zgjati rreth 40 minuta, zyrtarët më të lartë të PD kanë kërkuar informacion për secilin nga propozimet për të dhënë më pas dakortësinë e tyre për këto emërime.

Në bazë të statutit të Partisë Demokratike kryesitë e degëve sjellin në kryesinë e madhe disa propozime për sekretarin të cilët pas konsultimit emërohen dhe emrat që marrin dakortësinë e shumicës së anëtarëve të kryesisë së PD.

Në mbledhjen e parë të kryesisë së partisë demokratike, pas konstituimit të saj u vu re mungesa e ish-kryetarit Sali Berisha dhe e deputetëve Ridvan Bode dhe Flamur Noka të cilët janë pjesë e kësaj strukture.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)

 

  • Sondazhi i ditës:

    A justifikohen aktet e dhunes gjatë një proteste politike?



×

Lajmi i fundit

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë

PISTAT/ Vrasja e shqiptarit Beni Arshiaj në Itali, nga kodi i Kanunit, tek misteri i kameras së manipuluar! Kishte dhe emër të dytë