Kryesia PS: Propaganda e Berishës
para fëmijëve të shkollave, perverse

Kryesia PS: Propaganda e Berishës<br />para fëmijëve të shkollave, perverse
TIRANE- Kryesia e Partisë Socialiste është mbledhur sot paradite për të dënuar propagandën politikë që kryeministri Sali Berisha po zhvillon prej disa ditësh me nxënësit e shkollave. Nëpërmjet një deklarate për shtyp PS deklaron se kryeministri po shkel ligjin parauniversitar, po abuzon e po dhunon fëmijët.

“Sali Berisha po shkel në mënyrën më të papranueshme pikat 4 dhe 8 të nenit 32 të ligjit për arsimin parauniversitar, të miratuar me konsensus jo më larg se qershori këtij viti, sipas të cilave arsimi parauniveritar jo vetëm është i depolitizuar, por ndalohet, në mënyrë eksplicite dhe kategorike, organizimi në këto institucione i veprimtarive partiake, si ato që po zhvillon Sali Berisha.

Por rrënjët e zemërimit që ndjejnë, sot, qytetarët shqiptarë janë shumë më të thella se çdo ligj apo kod i këtij vendi, sepse kryeministri po abuzon e po dhunon në mënyrën më perverse ata që çdo shoqëri e çdo familje jo thjesht në Shqipëri, por në botën mbarë, i ka të shenjtë e të paprekshëm: Fëmijët.”- thuhet në deklaratën për shtyp të nxjerrë menjëherë pas përfundimit të takimit të kryesisë i cili u zhvillua në selinë PS dhe u drejtua nga kryesocialist Edi Rama.

PS u kujton zyrtarëve të shtetit shqiptar, drejtorëve të shkollave, kryekomunarëve, kryebashkiakëve, drejtorëve të drejtorive arsimore dhe drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, por edhe vetë mësuesve, se duke kontribuar në organizimin e këtyre abuzimeve janë duke shkelur në mënyrën më flagrante e më të rëndë ligjet e këtij shteti. Gjithashtu u bën thirrje dhe prindërve të distancohe dhe të protestojnë në mënyrë civile ndaj kësaj pedofilie politike të Sali Berishës.

DEKLARATA E KRYESISË SË PARTISË SOCIALISTE
Propaganda e pastër politike që Sali Berisha po zhvillon në shkollat e Shqipërisë është një shfaqje e pashembullt dhe e paimagjinueshme për çdo vend europian. Pamja e të miturve të vënë në rresht për të shërbyer si dekor për propagandën e shthurur të kryeministrit nuk ka sesi të mos revoltojë e të mos turpërojë çdo qytetar të këtij vendi.

Është e vështirë të gjesh fjalët për të përshkruar indinjatën që ndjen çdo qytetar e çdo prind kur sheh pamjet e këtij abuzimi të papranueshëm me të miturit nga vetë kreu i qeverisë. Sali Berisha po shkel në mënyrën më të papranueshme pikat 4 dhe 8 të nenit 32 të ligjit për arsimin parauniversitar, të miratuar me konsensus jo më larg se qershori këtij viti, sipas të cilave arsimi parauniveritar jo vetëm është i depolitizuar, por ndalohet, në mënyrë eksplicite dhe kategorike, organizimi në këto institucione i veprimtarive partiake, si ato që po zhvillon Sali Berisha. Por rrënjët e zemërimit që ndjejnë, sot, qytetarët shqiptarë janë shumë më të thella se çdo ligj apo kod i këtij vendi, sepse kryeministri po abuzon e po dhunon në mënyrën më perverse ata që çdo shoqëri e çdo familje jo thjesht në Shqipëri, por në botën mbarë, i ka të shenjtë e të paprekshëm: Fëmijët.

Jemi të bindur se prindërit shqiptarë e lexojnë fare qartë këtë sjellje të Sali Berishës për atë që është: shprehje e dëshpërimit dhe mjerimit moral të këtij njeriu dhe të pushtetit të tij të kalbur. Pamja rrëqethëse e Sali Berishës teksa çirret e ulëret përpara të miturve të mbajtur në rresht mes diellit e vapës nga tabore truprojash e militantësh të pushtetit me dhunë, i ka sjellë ndërmend çdo prindi e qytetari shqiptar imazhet e regjimit të cilit Sali Berisha i shërbeu për plot 22 vjet si sekretar partie.

Partia Socialiste e ka denoncuar dhe do të vazhdojë ta denoncojë me forcë këtë shkelje flagrante e këtë abuzim me të drejtat më elementare të fëmijëve. E kemi denoncuar këtë sjellje perverse pranë partnerëve tanë ndërkombëtarë e pranë organizatave ndërkombëtare për të drejtat e njeriut, duke u bashkangjitur denoncimeve tona dosjet e plota të filmimeve, transkripteve e përkthimeve të këtyre abuzimeve me të miturit nga ana e Sali Berishës.

Sot u kujtojmë të gjithë atyre zyrtarëve të shtetit shqiptar, drejtorëve të shkollave, kryekomunarëve, kryebashkiakëve, drejtorëve të drejtorive arsimore dhe drejtuesve të Ministrisë së Arsimit, por edhe vetë mësuesve, si nëpunës të këtij shteti që kanë për detyrë mbrojtjen e fëmijëve, se duke kontribuar në organizimin e këtyre abuzimeve janë duke shkelur në mënyrën më flagrante e më të rëndë ligjet e këtij shteti, duke marrë mbi vete përgjegjësi të rëndë ligjore dhe zemërimin e një shoqërie të tërë që sheh e traumatizuar sesi shkollat po shndërrohen nga institucione pedagogjike në arenën e një abuzimi pervers me pjesën më të pafajshme e më të pambrojtur të kësaj shoqërie.

Në të njëjtën kohë, u bëjmë thirrje të gjithë prindërve, si edhe nëpunësve të shtetit, mësuesve dhe drejtuesve lokalë, të distancohen nga këto akte të papërgjegjshme të Kryeministrit dhe të protestojnë në mënyrë civile ndaj kësaj pedofilie politike të Sali Berishës.

(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:
    25 Nëntor, 08:30

    Takimet jashtë, mendoni se diaspora do marrë pjesë masivisht në votime?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës

Dëshmitë e krimit, Kosova bëhet me muze të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës