Kryesimi i presidencës së BE nga Gjermania, Meta: Optimist se këto 6 muaj do të nisin negociatat për anëtarësimin

Kryesimi i presidencës së BE nga Gjermania, Meta: Optimist se këto 6 muaj do të nisin negociatat për anëtarësimin

Presidenti Ilir Meta me anë të një shënimi në 'facebook' ka shkruar në lidhje me kryesimin e Presidencës së BE-së që nga sot dhe për 6 muaj do të mbahet nga Gjermania. Presidenti i Shqipërisë thotë se ka pritshmëri të mëdha se gjatë kësaj periudhe të nisin negociatat për anëtarësimin në BE, në një kohë kur çështja e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut janë vendosur në axhendë.

"Sot Gjermania nis kryesimin e Presidencës së Bashkimit Europian.
Mirënjohës për vendosjen e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në krye të agjendës europiane. Kjo është një mundësi që nuk duhet humbur kurrësesi!
Shqipëria duhet të zbatojë të gjitha kushtet e vendosura sa më parë.
Takimi i djeshëm me Kryetarin e Parlamentit ishte një hap i parë optimist për vijimin e emërimeve të Gjyqtarëve të tjerë Kushtetues.
Shpresoj që kjo të frymëzojë një qasje të ngjashme gjithëpërfshirëse në të gjitha fushat ku nevojiten reforma kyçe.
Pritshmëritë për nisjen e negociatave të anëtarësimit gjatë Presidencës gjermane janë të larta.
Nuk do të kursej asnjë përpjekje për Shqipërinë Europiane,"-s
hkruan Meta.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen