Komedia “The Other Woman” me protagoniste Cameron Diaz, Leslie Mann dhe Kate Upton ka thyer rekord pasi u shfaq në kinematë amerikane më 25 prill dhe në ato angelze më 23 prill.

Filmi pritet të mbledhë rreth 25 milionë dollarë pasi mblodhi 9.3 milionë dollarë të premten në mbrëmje, duke u bërë filmi më i ndjekur gjatë fundjavës.

Ai ka mundur në këtë mënyrë filmin “Captain America”.

cameron diaz, kate upton

Ky film fokusohet në planin e tre femrave të cilat kërkojnë hakmarrje pasi zbulojnë se tradhëtohen nga i njëjti mashkull.

Modelja Kate Upton, një nga protagonistet kryesore tregon për herë të parë aftësitë e saj si aktore, ndërkohë që shfaqet “e nxehtë” në film.
 
Ja lista 10 filmave më mtë ndjekur në box office:
 
1. The Other Woman
2. Captain America: The Winter Soldier
3. Heaven Is For Real
4. Rio 2
5. Brick Mansions
6. Transcendence
7. The Quiet Ones
8. Bears
9. Divergent
10. A Haunted House 2

(b.t/shqiptarja.com)