Kryebashkiaku i Malësisë së Madhe Tonin Marinaj për zjarret në Report TV: Kemi 100% të kapacitetit! Nga 20 vatra, sot asnjë aktive

Ditën e sotme nuk ka asnjë vatër zjarri në Malësi të Madhe, Shkodër, nga 20 vatra aktive që ishin dje. Kështu bëri me dije kryetari i Bashkisë në Malësinë e Madhe, Tonin Marinaj, në një intervistë me gazetarin e Report Tv, Andi Kapxhiu. Marinaj informoi se 9 janë shtëpitë e shkrumbuara nga zjarri, të gjitha të braktisura prej vitesh, ndërsa një tjetër e banuar është prekur lehtë.

“Vetëm 9 të braktisura janë shkrumbuar, më shumë se 30 vite të banuara në Grut Fushë dhe Hotnaj. Në Hotnaj u prek një banesë e banueshme. Trupat kanë ndërhyrë dhe kanë bërë rrethimet e zonave me qytetarë”, u shpreh ai.

Marinaj dhe se po investigohet nëse zjarrvënia ka qenë e qëllimshme. Ai theksoi se ka pasur angazhim të madh dhe rezultat në shuarjen e flakëve, ndërsa theksoi se nuk kanë munguar financat nga shteti për mbuluar 100% të kapacitetit të nevojshëm për përballimin e zjarreve.

“Jemi lidhur me policinë, po investigojmë nëse ka zjarrvënie të dyshimtë nga qytetarët. Fajtorët do të ndëshkohen. Është e rëndësishme që policia të veprojë. Unë dhe banorët mendojnë se disa nga zjarret janë të qëllimshme. Reparti, pyjorja, qytetarët, borde të ndryshme për fikjen e zjarrit. Edhe kapacitetet financiare janë konkrete gjatë këtyre viteve. Ka pasur financa më të shumta nga shteti këtë vit. Vetëm në një rast kemi pasur nevojë për ndërhyrjen e ushtrisë. I kemi kapacitetet 100%. Ditën e sotme nuk kemi asnjë zjarr. Ka pasur vetëm dëme të lehta”, u shpreh Marinaj.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 13:50
Prefektja e Shkodrës për zjarret në Report Tv: Po përgatisim raport për pasojat! Mungojnë kapacitetet

 

Prefektja e Shkodrës Majlinda Angoni, në një intervistë për Report Tv me gazetarin Andi Kapxhiu, komentoi situatën e zjarreve në qarkun e Shkodrës.

Ajo tha se në të gjithë qarkun aktualisht ka vetëm 2 vatra aktive zjarri, të cilat janë nën kontroll. Ajo tha se janë djegur shtëpi të braktisura, sipërfaqe toke e bimësi, por bilanci final është ende duke u përgatitur.

“Janë djegur shtëpi të braktisura, ka sipërfaqe toke të shkrumbuara, por bilanci do të bëhet në vijim nga çdo Bashki për të bërë bilancin e saktë të pasojave të zjarrit. Në Berdicë rrezikoi të digjej një banesë, por u shpëtua. Ka pasur dëme në bletari dhe në bime medicinale”, u shpreh ajo.

“I kam inspektuar vetë zonat në terren. Do të jetë më e nevojshme që personat që drejtojnë aksionin të jenë më të përngjeshëm. Ka pasur një rast por situata po rregullohet”, shtoi Angoni.

Angoni tha se në qarkun e Shkodrës ka mungesë kapacitetesh për të përballuar situatën e zjarreve.

“Ka mungesë kapacitetesh, mjetesh motorike, kanë dalë shumë problematike. Mungojnë pajisje, pompa spine pasi ka vende që nuk hyjnë zjarrfikësja. Edhe vetë komuniteti jo në të gjitha rastet është përgjigjur me gatishmëri, nuk ka pasur vullnetarizëm, duhet të reagojmë për këtë”, u shpreh Angoni.

D.GJ/KT/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët

Karambolohen dy autoveturat në Korçë-Pogradec, plagosen 2 pasagjerët