Kryetari i Bashkisë së Mariupolit u shpreh se janë mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar.
Vadym Boichenko u shpreh se të gjitha informacionet në lidhje me krimet e supozuara të luftës i janë përcjellë zyrës së prokurorit të rajonit.
“Janë mbledhur mbi 800 raporte për krime lufte nga banorët që kanë arritur të largohen nga qyteti i rrethuar. Banorët dhanë dëshmi për sulmet kryesore në qytet, duke përfshirë maternitetin e Mariupolit të shkatërruar nga avioni armik dhe Teatrin e Dramës, ku vdiqën shumë gra dhe fëmijë. Ka shumë shembuj të krimeve të luftës nga ushtria pushtuese ruse të udhëhequr nga krimineli i tyre kryesor, Putin”, tha kryebashkiaku i Mariupolit.
Kujtojmë se Mariupoli është një nga qytetet më të sulmuara të Ukrainës i cili që prej fillimit të luftës është përballur me agresionin e tmerrshëm rus ku shumë civilë kanë humbur jetën e që tashmë qyteti e ka humbur shkëlqimin e dikurshëm nën gërmadhat që lënë pas bombardimet.
Lajmi kryesor:
SHBA: Moska dëshiron të sjellë luftën në Transnistria! Bjellorusia vendos trupa në kufi me Ukrainën! Macron-presidentit kinez: Armëpushimi është urgjent









