TIRANË- Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki vijon sot vizitën në Tiranë me takimet me autoritetet më të larta të vendit.
Axhenda e tij parashikon takime të veçanta me presidentin e Republikës Bujar Nishani, me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Zyrtari i lartë japonez e nisi vizitën e tij në Tiranë pasditen e së martës me takimin me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Gjatë takimit, dy homologët vlerësuan marrëdhëniet shumë të mira dypalëshe duke u shprehur për forcimin e mëtejshëm të tyre, si në aspektin politik dhe atë ekonomik. /ASTH/
/Shqiptarja.com