TIRANË - Kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Bunmei Ibuki, nis sot vizitën zyrtare në Tiranë me takimin pasdite (ora 18:00) me kryetarin e Kuvendit, Ilir Meta.
Pas takimit dypalësh dy zyrtarët do të japin dhe një prononcim të përbashkët për mediat.
Në ditën e dytë të qëndrimit në Tiranë, kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë, Ibuki do të takohet me krerët më të lartë të vendit, Presidentin e Republikës, Bujar Nishani, kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm, Ditmir Bushati.
Bunmei Ibuki është një politikan me përvojë të gjatë dhe ka shërbyer në detyra të ndryshme ministrore si ministër i Arsimit, Kulturës, Sporteve, Shkencës dhe Teknologjisë; ministër i Punës dhe Ministër i Financave.
Gjithashtu, ai ka qenë dhe sekretar i përgjithshëm i Partisë Liberale Demokrate. Ibuki u zgjodh kryetar i Dhomës së Përfaqësuesve të Japonisë në vitin 2012. /ATSH/
/Shqiptarja.com