Kryetari i Komitetit për Çështjet Europiane në Bundestagun Gjerman, Anton Hofriter ka theksuar se procesi i anëtarësimit të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE të fillojë sa më shpejt. Duke e cilësuar shqiptarët si popullin më pro-europain në botë dhe me ndikimin që Rusia dhe Kina duna të kenë në Ballkanin Perëndimor, deputeti gjerman tha se BE duhet t’u tregojë njerëzve që është aty dhe se ky rajon i intereson. Ai tha se lufta në Ukrainë nuk ka pse ndikon në procesin e negociatave për Tiranë dhe Shkupin.
“Ne shpresojmë shumë që procesi i anëtarësimit të fillojë së shpejti pasi ka pasur shumë zhvillime në Shqipëri sikurse në Maqedoninë e veriut dhe ju keni një popullsi shumë pro-evropiane dhe për këtë arsye duhet që perspektiva e procesit të fillojë sa më shpejt. Nuk mendoj se lufta kriminale e putin në Ukrainë e pengon këtë proces. Ne e shohim gjithashtu ndikimin e Rusisë dhe Kinës në Ballkanin Perëndimor dhe për këtë arsye BE duhet që të fillojë procesin sa më shpjet për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë për t’i treguar njerëzve në rajon që BE ka një interes shumë të madh në këtë rajon. Vetëm sepse tashmë kemi një problem gjigand për shkak të agresionit të Putinit nuk do të thotë që duhet të harrojmë rajonet e tjera. Konsensus në parlamentin gjerman për hapjen e negociatave? Mendoj se është një shumicë e madhe por nuk mendoj se kemi konsensus ka edhe ndonjë kolegë problematik duke konsideruar dhe radikalët e djathtë në parlamentin Gjerman, por mendoj se shumica dërmuese është në favor”, tha Hofriter.
Këto deklarata u bënë gjatë takimit të tij me Taulant Ballën, i cili u shpreh krenar që Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kriteret e lidhura me mbajtjen e Konferencës së parë Ndërqeveritare e cila fatmirësisht parashikohet të mbahet në qershor të këtij viti.
Një ditë më parë edhe Ministri gjerman për Punët e Jashtme, Michael Roth është shprehur se Shqipëria është gati për të nisur negociatat me Bashkimin Europian. Luftën në Ukrainë, ai e konsideroi si një mesazh të drejtpërdrejt për Bashkimin Europian, që sipas tij duhet të marrë më shumë përgjegjësi për të krijuar më shumë paqe dhe stabilitet në Europë.
Po, por Shqiperia me këtë km bq nuk e do BE-n …!, sepse ky km bq e do babushkën
Përgjigju