/ATSH/.- Kryetari i komunes se Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka ftuar kombëtaren shqiptare në kryeqytetin kosovar pas kualifikimit historik në Euro 2016.
Ai ka thënë se "të gjithë qytetarët e Kosovës që nuk patën mundësi të jenë në Tiranë, duan ta falënderojnë kombëtaren nga sheshi ku i përcollën të gjitha ndeshjet".
"Po i dërgojmë edhe ftesë publike", ka shkruar ai në Facebook, duke shtuar që të shpërndahet gjithandej dëshira për ta pas kombëtares në Prishtinë.
Kryetari Shpend Ahmeti ka ndarë disa çaste feste me nxënësit e Prishtinës, të cilët po e festonin kualifikimin e kombëtares."Edhe pse normalisht do të duhej të ishin në shkollë, në rrethana të jashtëzakonshme edhe mungesat janë të jashtëzakonshme!", ka shkruar ai Facebook.