TIRANE- Kreut të Gjykatës Kushtetuese Bashkim Dedja i ka mbaruar mandati në këtë detyrë. Një shqetësim i përhershëm me sa duket për këtë gjykatë, më të lartën në vend e cila ka vuajtur për shumë kohë nga mosplotësimi i vendeve vakante.
Duke qënë se Dedja në muajin maj të vitit 2010 është emëruar anëtar i Gjykatës Kushtetuese dhe që nga muaji shtator i këtij viti është Kryetar i Gjykatës Kushtetuese, atëherë kreu i kësaj gjykate pritet të zgjidhet shumë shpejt. Shqetësimi për përfundimin e mandatit të kreut të Kushtetueses ka bërë që Presidenti Nishani të ftojë krerët e grupeve parlamentare në këshillim për emërimin.
Ky takim pritet që të mbahet më 8 tetor dhe të shënojë dhe marrjen udhë të zgjidhjes së këtij elementi, që jo pak raste ka shkaktuar krizë në këtë institucion të rëndësishëm kushtetues. “Në përmbushje të përcaktimeve kushtetuese për emërimin e Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, ka filluar procedurën e përzgjedhjes për kryetarin pasardhës të kësaj gjykate”, thuhet në njoftimin për shtyp të presidencës.
Sipas tij, në këtë kuadër, si dhe në vijimësi të praktikës së bashkëpunimit ndërinstitucional të konsultimit me forcat politike parlamentare, “ditën e martë, datë 8 tetor 2013, Presidenti i Republikës, Bujar Nishani do të zhvillojë takime me Krerët e Grupeve Parlamentare të PS, PD, LSI, PDIU dhe PR”.
Kjo është pjesa zyrtare e shqetësimit të kreut të shtetit, i cili pas konsultimit me partitë politike do të dekretojë emrin që do të kryesojë Gjykatën Kushtetuese në vitet e ardhshme. Kreu aktual Dedja, referuar Kushtetutës e ka të drejtën e rikandidimit, ndërkohë që mandatin në krye të këtij institucioni e ka marrë me votat e të djathtës në mazhorancë.
Mësohet se krahas kandidaturës së tij për të drejtuar dhe një mandat tjetër Kushtetuesen është dhe kandidatura e anëtares së kësaj gjykate Vitore Tusha, e anancuar më parë dhe si një kandidaturë që mund të pranohej nga opozita e atëhershme si presidente konsensuale, por që nuk u propozua, por dhe anëtari tjetër Sokol Berberi pa përjashtuar mundësinë e rikthimit të ish-kreut të Kushtetueses Vladimir Kristo, në krye të institucionit, ndërkohë që para Dedjes kishte refuzuar të pranonte një mandat të dytë.
Shkrimi u publikua sot (04.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)
Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

Krerët e grupeve parlamentare te Nishani